Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » 10 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një mashkulli dhe pse!
11:04 PM
10 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një mashkulli dhe pse!
Ca gjëra duhet të matemi shumë kur t’i themi. Duhet të kemi shumë kujdes që nesër të mos mbeteni me gisht në gojë. Shumë studime që janë bërë, kanë nxjerrë këshilla të vyera nëpërmjet parimit të artë kush pëson mëson.Dhe këtu noa.al sjell dhjetë këshilla pikërisht nga ata që i kanë pësuar. Psikologët i kanë mbledhur dhe seleksionuar për t’ju sjellë ju 10 "urdhëresa” që lidhja të jetë mëse e shëndetshme.
10. Kurrë, por kurrë ama, mos e krahasoni apo të nxirrni dallimin mes tij dhe një aktori, personazhi filmi, këngëtari apo çdo lloj mashkulli tjetër.

9. Mos i thoni të shkojë në palestër. Nëse besoni se vërtet ai ka nevojë për të shkuar, jepjani mesazhin larg e larg dhe ndoshta ai e kupton. Ndryshe mos e provoni.

8. Mos i thoni kurrë se merret shumë me shokët e tij aq sa më shumë me ta se me ty. Thuajse kurrë nuk funksionon kjo ankesë dhe vetëm ti del e humbur.

7. Kurrë mos e pyesni nëse ju dashuron. Nëse ai është i zgjuar, përgjigja në majë të gjuhës do jetë gjithnjë PO edhe nëse s’është kështu. Thjesht ai do të përsërisë "kasetën”. Përgjigjen e vërtetë nëse ai ju do, do ta mësoni me sjelljen e tij dhe me përkushtimin e tij.

6. Nëse dilni me ndokënd për një periudhë të shkurtër, mos i bëni presion apo të insistoni për të ditur se deri ku do shkojë lidhja juaj. Më e mira është që ju ta kuptoni përmes sjelljes së tij ndaj jush.

5. Mos u përpiqni për asgjë dhe me asgjë që ta ndryshoni, vetëm e vetëm se nuk ju pëlqen ju ai është vetvetja dhe ashtu duhet të mbetet. Ju, e doni me çdo gjë, të mirë e të ligë të tij.

4. Kurrë, por kurrë ama, mos e ngacmoni kur ai është duke parë TV, e sidomos Futboll!

3. Nëse ju premtoi se do t’ju marrë në telefon dhe nuk e bëri, mos u grindni. Do bëheni më keq se ç’ishit dhe do ta prishni avash-avash lidhjen tuaj. Ndaj ilaç i vetëm është të bindni veten se: S’ke ç’i bën, meshkujt kështu janë gatuar.

2. Kurrë mos i flisni për atë apo ata që ishin para tij. Burrat prej natyre janë shumë egoistë dhe shumë herë nuk ia ka qejfi të dëgjojnë kësi gjërash.

Dhe NUMRI 1: KURRË mos bëni shaka për seksualitetin e tij. Harrojini batuta të tipit: Mbase e ka ca të vogël!!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus