Kryesore » 2012 » Maj » 12 » 12% e grave thonë se përdorin celularin gjatë seksit
0:09 AM
12% e grave thonë se përdorin celularin gjatë seksit
Njës sondazh zbulon se ky fiksim vjen kryesisht nga mamatë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.12 përqind e mamave në Amerikë thonë se përdorin telefonin celular gjatë seksit. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Meredith Parents Network. Sondazhi zbulon se ky fiksim vjen kryesisht nga mamatë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. "Nuk ka asnjë pjesë të jetës që është e lirë nga media,” tha kompania që realizoi sondazhin.
Por regjistrimi i momenteve intime mund të jetë edhe turpërues. Kështu së paku ka ndodhur me gjyqtaren e X Factor në Britani, Tulisa Contostavlos, që u detyrua të pengojë publikimin e momenteve të saj intime me të dashurin. Pamjet ishin vjedhur dhe rrezikonin të përfundonin në ueb. Megjithatë sondazhi nuk ka sqaruar nëse këto "mamatë e mijëvjeçarit” e përdorin celularin për të telefonuar, për të shkruar mesazhe, për Facebook-un apo për të shkrepur foto. Ndërkohë 21 përqind e përdorin celularin kur janë në banjo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus