Kryesore » 2012 » Dhjetor » 20 » 5 pyetjet e mëdha që duhet t’i bëni në takimin e parë
2:12 PM
5 pyetjet e mëdha që duhet t’i bëni në takimin e parë
Akoma po mendoni për pyetjet që duhet t’i bëni partnerit në takimin e parë? Provoni të bëni këto pyetje me fund të hapur që të keni një bisedë të këndshme.Nëse sapo keni filluar të takoheni, ose jeni një eksperte në këtë fushë, në momentin që dëshironi të takoni një person gjithnjë gjendeni para dilemës "Për çfarë duhet t’a pyes në takimin e parë?” Është më se e ditur që në takimin e parë duhet të eleminojmë pyetjet për ish-të dashurin/en, pyetje personale, ose për fenë, politiken. Por, sërish sapo mendojmë pyetjet që duhen bërë bëhemi konfuz. Provoni të bëni pyetjet që do t’ju sugjerojmë më poshtë;
Cilat gjëra ju bëjnë të qeshni

Humori është shumë i vlersuar si një mundësi për komunikim dhe hapsirë në mundësitë për të krijuar një lidhje. Prandaj, nëse mësoni arsyen se për çfarë takimi juaj është argëtues, do të keni një temë atraktive për të dy rreth të cilës mund të bisedoni. Mjafton një temë e cila do t’ju hedhë në rrjedhën e temave të përbashkëta.

Cila është mënyra juaj e preferuar për të kaluar fundjavat?

Kjo lloj pyetjet jo vetem nxjerr në pah preferencat e tijë pa u dashur ju të pyesni por do të nxjerrë në pah nëse personi me të cilin jeni në takim është një person i hapur në karakter ose i mbyllur.

Nëqoftëse do të keni mundësi të shetisni boten, cilat janë 5 vendet që do zgjidhnit të parët?

Një tjeter klishe kur bëhet fjalë për pyetjet që bëhen në takimin e parë. Kjo pyetje do t’ju ndihmojë të mbani biseden e thjeshtë, formale, dhe interesante e cila do t’ju drejtojë drejt temave edhe më shumë interesante si; pushimet e preferuara cilat do të ishin, kjo temë do të nxisë të dy partnerët të hapen më shumë me njëri-tjetrin.

Cili është personi që ka më shumë ndikim tek ju ?

Mund të jetë një pyetje shumë personale rreth vlersimit të një personi, sepse ne shpesh nuk i analizojmë gjërat e rëndësishme që ndodhen rreth nesh. Por, sërish nëse mendoni për një person që ka bërë jeten tuaj të ndryshojë mund të na bëjë të vlersojë gjërat që kemi.

Cila është ajo gjë që urreni në takimin e parë

Mund t’ju duket si një pyetje provokuese sepse mund t’a drejtojë biseden në një aspekt negativ, por nëse gjërat duken pak të tensionuara ju mund të bëni këtë pyetje dhe të vereni nëse ja vlen të takoheni serish me këtë person, ose t’a mbyllni vetem me një takim
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus