Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Aksesorët për mbrëmjet pas plazhit
1:12 PM
Aksesorët për mbrëmjet pas plazhit
Gjatë këtij sezoni, përmasat e çantave janë gjigante, pak a shumë me modelin e valixheve, me lëkura me dizajno dhe mbyllje metalike, lëkurë pitoni apo krokodili: janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. 
Dhe ja ku shfaqen aksesorët grintozë të ofruara nga "Gucci”, i cili riinterpreton atmosferën "glam-rock”. Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe një herë epokën "glam”: ngjyrë floriri, bronzi, e bardhë e hapur dhe e zezë me shkëlqim. Mbrëmjet vezullojnë nga çantat shumë të vogla horizontale "pailettes” (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje që i bëjnë të duken më serioze.
Nga Parisi vijnë "gaucho bags” të dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i të cilit ndjek atë të mbrëmjeve "Rock & Roll Style” dhe mega-çantat funksionale "Channel”, si propozimet interesante për dimrin e ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, që i transformon çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato plastike, me shumë ngjyra, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin "leopard”. Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një "çmenduri” që ka sjellë për këtë sezon Stella McCartney, për të kaluar te krijimet e jashtëzakonshme të Good Meme. Gjithçka është shoqëruar nga një buzëqeshje e ëmbël dhe "gjuhë lulesh”. Ngjyra të errëta, por edhe metalike, të kuqe e të shkëlqyeshme, të bëra me lëkurë apo me stampa "leopardi”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus