Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Çanta e plazhit: Kë të zgjedhim?
12:27 PM
Çanta e plazhit: Kë të zgjedhim?
Dëshirë për pushime? E nisim me zgjedhjen e aksesorit kryesor për garderobën verore: çanta e plazhit. Dy janë karakteristikat kryesore që duhet të ketë: e bollashme dhe trendy. Pikërisht këto janë ato që duhen, pasi përveçse duhet të mbajë gjithçka që na duhet në det, duhet të ketë dhe stil!

Këshilla të dobishme për të gjetur çantën perfekte për plazh

Çfarë madhësie
Kini parasysh që çanta juaj e plazhit duhet të mbajë Brenda një peshqir të madh. Pra, është mirë që ta zgjidhni aq të madhe, sat ë mund të transportoni të gjithë aksesorët kryesorë gjatë verës.
Çfarë forme?
Forma klasike (pra katrore, me rripa disi të gjatë dhe e bollshme) dhe ajo në formë thesi, janë interesante. Sidomos nëse kanë xhepa. Këto çanta mund ti mbash në dorë, po ashtu dhe në krah (shpatulla). Lërini mënjanë çantat e shpinës, ato nuk mbahen pasi termometri i kalon 25 gradët (krijojnë shumë djersë).
Çfarë materiali?
Çantat e plazhit mund ti gjesh në çfarëdolloj materiali: prej pëlhure, rrobë, plastike, pambuk…kur temperaturat rriten, nuk këshillohet përdorimi I çantave që në përmbajtje të tyre kanë dyllë, plastikë, apo gomë. Këto lloj çantash nxehen shumë shpejt dhe bëhen të dëmshme për lëkurën.

Çantat e kashtës

Përsa u përket çantave të kashtës, edhe pse në modë, mund të mbahen vetëm në duar: rripi është shumë I shkurtër për tu hedhur në krah. Përcevv kësaj, kur është shumë e rëndë, kashta mund tu krijojë irritime dhe mund tu lejë dhe shenja.
Çantat e lëkurës

Çantat e lëkurës, apo në material të shtrenjtë nuk janë të këshillueshme për plazhin dhe është mirë ti lini në shtëpi: vjedhjet në det janë të zakonshme, sidomos nëse jeni futur në ujë.
Çfarë të fusim brenda?

Për të mos harruar:

- peshqirin tuaj dhe rrobat e banjos, nëse nuk I keni veshur

- një shishe ujë

- kremin tuaj mbrojtës të diellit

- syzet e diellit

- çelësat dhe lekët: kini parasysh që ti fshihni në një xhep, apo në një portofol, në mënyrë që të mos humbisni asgjë, ndërsa nxirrni nga çanta sende të ndryshme.



Aksesorë thelbësorë:

- një krëhër për të shngatërruar flokët (kur zhytemi në ujë, flokët gjithnjë ngatërrohen)

- një product që mbron flokët nga dielli, kripa dhe rëra

- një shkëlqyes buzësh për ti hidratuar ato

- ilaçe për shqetësime të lehta: leucoplast, hapa për dhimbjen e kokës dhe një qetësues për djiegien nga kandilët e detit.



Këshilla

Për të shmangur daljen e kremit nga kutia, apo tubeti ku ai mbahet është e këshillueshme të përdoret një çantë e vogël plastike. Në treg ka modele të ndryshme praktike dhe trendy. Këto janë të nevojshme edhe për të organizuar më së miri objektet tuaja personale Brenda çantës. Kjo është dhe mënyra më e mirë për të gjetur menjëherë çelësat për shembull, pa na u dashur, siç bëjmë zakonisht të "shkalafitim” gjithë çantën.



Në kuzhinë, para se të niseni me pushime:

- hidhni mbeturinat

- kontrolloni ushqimet e mbetura nëpër dollape

- boshatisni frigoriferin, shkrijeni dhe lereni hapur, nëse nuk doni ta hiqni nga priza, uleni sa më shumë të mundeni termostatin, pasi të keni boshatisur frigoriferin

- nëse keni një impiant gazi, mbyllni çelësin qendror të gazit

- lini ndonjë ushqim që nuk prishet nëpër dollape, kur të ktheheni mund të keni uri, por ndoshta nuk gjeni dyqane hapur.



7 të pashmangshmet

Bikini – çmimi nga 8 mijë lek të vjetra, deri në 150 euro


Kapela e kashtës- nga 2 mijë lek të vjetra, deri në 40 mijë


Shapka me gisht- nga 2 mijë lek të vjetra, deri në 70 euro

Çantë kashte- nga 3 mijë lek të vjetra, deri në 60 mijë

Fustan plazhi- nga 3 mijë lek të vjetra, deri në 50 euro

Syze dielli- nga 2 mijë lek të vjetra, deri në 400 euro

Krem mbrojtës- nga 5 mijë lek të vjetra , deri në 40 mijë



SUGJERIME

Sa herë duhet t’i kreh dhe t’i pres flokët?



Floku i drejtë:

Po të kemi parasysh që e gjejmë me gjatësi të ndryshme, pra:

- të shkurtër

- të mesëm

- të gjatë,

në të 3 këto momente shfaqen karakteristikat e tij të veçanta. Po e nisim nga ai i gjati. Kjo kategori bën mirë që të trajtohet me krehje çdo javë, ndërsa me prerje, një herë në 8 ose 10 javë. Për këtë gjatësi floku, duhet të përdoren produkte, të cilat ruajnë shëndetin dhe ngjyrën, pasi janë elementët që bien më shumë në sy.

Floku mesatar:

Është mirë që në flokë të drejtë mesatarë, të lëvizet me shkallëzim dhe me dy nivele ngjyrash, ose ngjyra me kontrast. Për të ruajtur dhe shtuar volumin, rekomandohet të përdoret, ose shkumë volume, ose spray volumizant, ose llak stilues. Prerja duhet bërë një herë në 6 javë.


Floku i shkurtër:

Kuptohet që këtu ka shumë për të bërë me prerjen dhe krijimin e kolumeve të ndryshme, sikurse dhe me ngjyrat. Lejohet të përdoren të gjitha ngjyrat, kjo në varësi të llojit të flokut; i hollë, ose i dendur, dhe i trashë. Në këtë lloj floku përdoren thuajse të gjitha produktet stiluese. Prerja duhet bërë çdo 4-5 javë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus