Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Cili është dallimi midis dashurisë dhe epshit?
2:15 PM
Cili është dallimi midis dashurisë dhe epshit?
Dashuria nuk e përjashton epshin, por ajo kërkon kohë dhe nuk duhet që të bazohet në projeksione. Në librin e saj "A Guide to Intuitive Healing”, dr. Xhudit Orlof e tregon qartë dallimin midis dashurisë dhe epshit, duke na ofruar këshilla sesi të njohim këto dy ndjenja.
Një sfidë e madhe e atraktivitetit seksual është që të mësoheni të rrini të përqendruar dhe që të dëgjoni me vëmendje se çka ju thotë intuita rreth personit me të cilin jeni në lidhje.Kjo nuk është detyrë e lehtë: hormonet zbukurojnë gjithçka, por duhet që të jeni ‘kull’ dhe të merrni vendime me kokë të ftohtë.Për këtë shkak, nëse ai zëri i brendshëm vazhdimisht ju thotë ‘rrezik’, nëse nuk ndiheni mirë, nëse nuk ju pëlqen sesi ju trajton, por prapëseprapë nuk mund t’i thoni ‘jo’ – këtu diçka nuk është në rregull, gjë që duhet të ndaleni njëherë dhe ta analizoni mirë e mirë. Ndani pak kohë për veten tuaj dhe mendoni sa më racionalist.- Nuk është e thënë që gjithmonë të rrini me vesh në krahë, të preokupuar me dyshime. Në mënyrë që të jemi të lumtur, duhet edhe që të rrezikojmë ndonjëherë, por me rëndësi është që të mos injorojmë shenjat subtile – thotë dr. Orloff.
Shenjat e epshit

Mendoni vetëm në pamjen dhe trupin e personit me të cilin jeni në lidhje.

Ju intereson vetëm seksi.

Ju interesojnë fantazimet dhe nuk do të donit të bisedonit rreth ndjenjave.

Pas natës së kaluar bashkë, nuk ju pëlqejnë ledhatimet, doni që sa më parë të largoheni.

Dashnorë, por jo edhe miq.

Shenjat e dashurisë

Doni që të kaloni një kohë kualitative së bashku.

Kur bisedoni, ju duket se koha fluturon.

Doni që personi tjetër të jetë i lumtur.

Ai/ajo ju motivon që të jeni më i/e mirë.

Doni që ta njoftoni me miqtë.
Share



Lajme tjera:
Çipsi ju shton peshë më shumë se akullorja dhe alkooli
Komunikimi i mirë – seksi më kualitativ
Kajsia e përmirëson kujtesën
Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë
Facebook shëndosh mendjen
Natyra e forcon imunitetin
Kush tradhton më shumë ?
Ja çka fshehin gratë nga bashkëshortët e tyre
Pesë fshehtësi të martesave që zgjasin e zgjasin…
Si të luftojmë pagjumësinë nga vapa

Leave a comment
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus