Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Çka i bashkon meshkujt dhe femrat?
2:44 PM
Çka i bashkon meshkujt dhe femrat?
Më parë meshkujt kishin ngritur disa hipoteza mbi orgazmën femërore, të cilat seksologët i kundërshtojnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Sipas tyre gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale.
Ndaji fantazitë e tua më partnerin
Është e gabuar nëse edhe sot mbështetet ky mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”- shprehen sociologët. Si t’ia mbushësh mendjen një femre që të t’i tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: Duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua. Asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë.

Dëshirat në çift shpesh janë të njëjta

"Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë. Kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. Sipas disa studimeve të bëra, meshkujt e pyetur nga 35 vjeç e lart: se cila ishte pjesa më e mirë e një marrëdhënieje seksuale, shumica e tyre u përgjigjën: Faza parapërgatitore.

Meshkujt dhe femrat të ndryshëm nga natyra

Meshkujt nga natyra janë shumë të ndryshëm nga femrat, pasi e kanë më të lehtë të marrin vendimin për të kryer marrëdhënie edhe pse kanë pak kohë që e kanë njohur partneren, dhe e vetmja dëshirë e tyre është që të bëjnë performancën më të mirë. Por ajo që i bashkon më shumë të dyja gjinitë, janë fantazitë dhe ëndrrat për seks. Të ëndërrosh nuk është ndonjë e veçantë e madhe apo një "pasuri”, por padyshim që kanë sharmin e tij. Për shembull një mbidozë e ëndrrave tuaja në dëshirën për seks mund të bënte që ju të përfshiheshit më shumë gjatë aktit, por edhe mund t’u largonte nga e dashura me të cilën po shoqëroheshit. Sipas rezultateve të studiuesve, meshkujt janë më të prirë se sa femrat që të kenë ëndrra seksuale. Meshkujt duhet të "kontrollojnë” dëshirat e tyre duke ëndërruar më shumë nga sa duhet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus