Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Dashuria e vertete perjetohet ne fshat
4:59 AM
Dashuria e vertete perjetohet ne fshat
Ndoshta fshehtesia gjendet ne ajrin e fresket, peisazhin e bukur ose ne menyren me te qete te jetes, ndersa studimet zbulojne qe ata njerez qe jetojne ne fshat kane dukshem me shume shanse per dashuri te vertete sesa banoret e qytetit.Punimi i shkencetareve britanike tregon se 77 per qind te banoreve te zonave rurale kane gjetur shpirtin e tyre binjak, ne krahasim me vetem 48 per qind te atyre qe jetojne ne qytete. Studimi gjithashtu ka zbuluar se lidhjet ne fshat zgjasin dy here me gjate.Me se 61 per qind e lidhjeve ne mjedise me te vogla zgjate me shume se dhjete vite, ne krahasim me 21 per qind te lidhjeve ne qytete.Dashurite ne fshatra shpesh perfundojne me martese, ku 55 per qind te te studiuarve jane martuar, ndersa ne qytete 10 per qind me pak. Me shume se gjysma e te studiuarve fjaline "te dua” e thone se paku nje here ne dite, derisa ne qytet kjo fjali thuhet vetem nga ana e 23 per qind e te studiuarve.

Gjithashtu, eshte zbuluar qe lidhjet kane gjasa me te medha te mbijeteses sepse ciftet jane me te perkushtuar ndaj njeri-tjetrit.
Ata mesatarisht kalojne gjashte mbremje ne jave se bashku, dy me shume sesa njerezit ne qytete. Vetem 10 per qind prej tyre pranojne mashtrimin, derisa ne qytete ka 20 per qind mashtrues. Ne studimin rezultatet e te cilit i ka bere te ditur gazeta britanike ‘Daily Mail’, jane studiuar 2.000 britanike te rritur. Ne fshat madje 63 per qind konstatojne se jane ‘seksualisht te kenaqur’ derisa me kete pohim ne qytete pajtohen vetem 22 per qind e njerezve te studiuar.

"Jeta ne fshat na ben me te relaksuar. Na vendos ne rrethana me te mira jetesore, gje qe reflektohet ne lidhje. Kjo vetem e konfirmon teorine e vjeter qe qendrimi ne natyre dhe kujdesi ndaj kafsheve shtepiake na kthen ne natyren tone te vertete”, ka thene psikologja Xheni Trent Hjuz. Ne kete studim eshte llogaritur edhe cmimi i dashurise.

Dalja e nje cifti nga qyteti ne Britani mesatarisht kushton 80 euro, ndersa ne fshat me pak se 40. Dhe ne fund, 34 per qind e qytetareve mendojne se pasuria eshte nje karakteristike e rendesishme e partnerit potencial, ndersa ne fshat kjo gje eshte e rendesishme vetem per 11 per qind te njerezve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus