Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Dashuria nuk ‘lind’ në zemër por në tru
3:19 PM
Dashuria nuk ‘lind’ në zemër por në tru
Dashuria nuk ka asnjë lidhje me zemrën, të paktën ky është versioni shkencor në lidhje më këtë fakt. Dihet tashmë prej kohësh se ndenja e ka strehën në tru dhe jo në zemër.Zbulimi i fundit tregon se dashuria krijon një lloj varësie të ngjashme me atë të drogës dhe në të njëjtën kohë shkakton shqetësime mes atyre që duhen.Ekipi i studiuesve ka arritur të fotografojnë elektronikisht ndarjet cerebrale të dashurisë dhe dëshirës seksuale në tru dhe kanë arritur të krijojnë një hartë të të dy ndjenjave.Dashuria praktikisht është një varësi që lind nga dëshira seksuale, e cila më pas kompensohet. Dashuria bën që truri të ketë të njëjtën varësi që ka njeriu edhe nga droga. Për më tepër disa zona të trurit janë më pak aktive kur njeriu është i dashuruar në raport më një njeri që ndien vetëm dëshirë seksuale.Shkencëtarët kanadezë të Universitetit Concardia kanë zbuluar gjithashtu se dashuria dhe seksi e kanë të dy strehën në tru, por në vende të ndara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus