Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Disa këshilla për lëkurë të butë
6:43 PM
Disa këshilla për lëkurë të butë
Natyrisht, ka shumë rëndësi zgjedhja e kremrave trajtues, që duhet të depërtojë në shtresat e brendshme të lëkurës dhe funksional, ose më saktë, të jetë në gjendje t’i japë lëkurës atë butësi e vitalitet.
Në rast se nuk doni të shkoni në ndonjë institut bukurie ose thjesht nuk keni mundësi, zbatoni këshillat që jepen më poshtë, për ta trajtuar sa më shumë të jetë e mundur lëkurën dhe flokët tuaj. E para shfaqet me rrudha të vogla rreth syve e gojës dhe me disa plasaritje të vogla në fytyrë dhe qafë, ndërsa flokët, më të qëndrueshëm e të ashpra. Lëkura para së gjithash, mbani rregullisht pastërtinë e lëkurës, me qumësht dhe produkte dushi neutralë dhe të markave të njohura, të cilat mbajnë shumë mirë epidermën dhe pas tyre, kremrat hidratues e ushqyes që do të përdoren më pas. Natyrisht, ka shumë rëndësi zgjedhja e kremrave trajtues, që duhet të depërtojë në shtresat e brendshme të lëkurës (pra, të përdoret duke bërë njëkohësisht edhe masazh të lehtë) dhe funksional, ose më saktë, të jetë në gjendje t’i japë lëkurës atë butësi e vitalitet, që luajnë një rol të rëndësishëm në pikëpamjen estetike. Për sa i përket fondotintës, shmangni tonet shumë të ndezur dhe të kuq, duke u prirë më shumë nga nuancat më të zbehta dhe të qarta, të cilat të kombinohen më së miri me ngjyrën e marrë të diellit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus