Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Fati juaj ne dashuri parashikohet qe kur keni lindur, zbuloni si!
1:32 PM
Fati juaj ne dashuri parashikohet qe kur keni lindur, zbuloni si!
Jeta juaj e dashurisë është e paracaktuar prej momentit të lindjes suaj. Se sa fat do të keni në dashuri varet prej faktit se a jeni fëmija i parë, i mesëm apo i fundit e familjes. Dr. Kevin Leman, i cili punon në këtë temë, ka zbuluar se lidhjet e atyre të cilët janë, për shembull, fëmija i parë në familje, janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Më poshtë do të ju shpjegojmë për karakteristikat e secilit veç e veç.

1. Në qoftë se jeni fëmija i parë në familje – jeni lider dhe organizator i mirë. Ndonjëherë dini t’i nevrikosni partnerët e juaj. Partnerët presin nga ju të jeni më spontanë dhe më realistë për gjërat në jetë. Më shumë do t’ju konvenojë një lidhje me person i cili është fëmija e fundit në familje.

2. Në qoftë se jeni fëmija i mesëm në familje – mund të jeni pak konfuz dhe të pasigurt në vete gjatë kohës derisa rriteni. Mirëpo, kur të arrini moshën e pjekurisë, jeni një partner i shkëlqyeshëm të cilit çdokush mund t’i besojë. Më e mira është se nuk jeni i/e lazdruar që do të thotë se nuk keni kërkesa ekstreme. Nuk dëshironi konflikte dhe shpeshherë jeni shumë të fshehtë. Për një lidhje të shëndoshë, më shumë ju konvenon partner i cili është fëmija i mesëm ose më i vogël në familje, e jo i pari, pasi nuk dëshironi që të dominojë mbi ju, ashtu siç kanë dominuar vëllezërit dhe motrat e juaja.

3. Në qoftë se jeni fëmija i fundit në familje – dëshironi çdo gjë interesante në jetë. Jeni person i lumtur dhe karizmatik. Kursimi nuk është ana e juaj më e mirë. Nuk dëshironi që dikush tjetër t’ua organizojë kohën dhe jetën. Zakonisht, dini të jeni manipulues që çdo gjë të shkojë sipas dëshirave tuaja, për çka mund t’i largoni personat e rëndësishëm nga jeta juaj. Për lidhje, ju konvenon dikush që është fëmija më i madh ose i mesëm, pasi që ju nevojitet dikush që do t’ju mbajë në tokë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus