Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Femrat e bukura të dëmshme për shëndetin e mashkullit
4:45 PM
Femrat e bukura të dëmshme për shëndetin e mashkullit
Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli i kortizolit është rritur përnjëherë.Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve- thonë shkencëtarët spanjollë. Në fakt, pesë minuta të kaluara vetëm me një femër të bukur, bën që mashkullit t’i rritet niveli i hormonit të stresit- kortizol.Niveli i hormonit të stresit është edhe më i lartë te meshkujt që mendojnë se femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij.Shkencëtarët pranë Universitetit të Valencias kanë testuar 84 meshkuj, të cilët kanë qëndruar një nga një në një dhomë. Atyre iu janë bashkëngjitur një femër dhe një mashkull.Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli i kortizolit është rritur përnjëherë.

Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nën stres fizik ose psikik, ndërsa është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Megjithatë mund të ketë efekt pozitiv në doza të vogla, sepse shton vigjilencën dhe i ndihmon organizmit.

Mirëpo nëse rritja e nivelit të tij bëhet kronike, atëherë mund të çrregullojë gjendjen e organizmit duke çuar deri te shfaqja e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe impotencës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus