Kryesore » 2011 » Qershor » 23 » Fermat u tregojnë meshkujve gjithnjë si ndihen
10:48 AM
Fermat u tregojnë meshkujve gjithnjë si ndihen
Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një "të dashur që bën biseda ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet që t’i shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt. "Meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, komentojnë seksologët. Ndoshta, sepse femrat janë ende të frenuara nga thënie të vjetra të tipit "vajzat e mira nuk e bëjnë”, gjë që i ndalon të shprehin përpara partnerit ato që dëshirojnë. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e, megjithatë, sipas seksologëve, nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë femrat njëra-tjetrës, do të çmendeshin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus