Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Floku i gjatë do kujdes
0:16 AM
Floku i gjatë do kujdes
Për të patur flokë të gjatë sa më të shëndoshë e të shkëlqyeshëm, nuk mjaftojnë vetëm produktet që përdorni...
Duhet që të mbani parasysh disa rregulla të rëndësishme, të cilat do t’ju ndihmojnë për të patur rezultatet e dëshiruara.
* Larja e flokut duhet kryer sipas llojit të tij. Flokët e yndyrshëm duhen larë 2-3 herë në javë, flokët normalë 1-2 herë në javë, ndërsa flokët e thatë njëherë në javë. 
* Flokët duhen krehur jo vetëm në mëngjes, por edhe në darkë, në mënyrë që të largohen qimet e rëna normalisht.
* Preferohet të mos përdorni furçë për krehjen e flokut të gjatë, por krehër me dhëmbë të rralla. Në këtë mënyrë evitohet thyerja e flokut.
* Aplikoni një maskë nutriente një herë një javë.
* Prisni fundet e djegura të flokut një herë në muaj.
* Evitoni ekspozimin e flokut të gjatë kur fryn erë të fortë. Në këto raste është mirë ti mbani flokët të mbledhura .
* Përdorni llastikë të butë për të mbledhur flokët e gjatë. Megjithatë ju këshillojmë që flokun e gjatë të mos e mbani shpeshherë të mbledhur.
* Mos filloni përdorimin e bojës së flokut në moshën e adoleshencës.
* Mos përdorni gjithmonë të njëjtën markë shamponi, sepse floku dobësohet dhe yndyroset më lehtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus