Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » Gjërat që duhet t’i dini për dashurinë
7:19 PM
Gjërat që duhet t’i dini për dashurinë
Dashuritë e adoleshentëve janë të mira, por njëherësh edhe shumë të komplikuara. Në atë moshë ende jemi në kërkim, emocionet i kemi të përziera dhe të paqarta, nuk e kuptojmë botën përreth vetes, por edhe as veten.Por, pikërisht në këtë fshihet edhe bukuria të jesh adoleshent. Adoleshentët kanë një mendje fleksibile dhe të hapur dhe gjithsesi dashuria në këtë moshë nuk është e lehtë e as e thjeshtë, por ekzistojnë gjëra të cilat të gjitha këto komplikime së paku mund t’i thjeshtojnë. Ja cilat janë:
- Gjithmonë jeni vetvetja: Me siguri që gjithmonë pyesni: "Si të sillem?” apo "A dola budalla?”. Këto pyetje janë vërtetë të panevojshme pasi që e tëra është më e lehtë nëse sillemi ashtu si jemi në të vërtetë. Nuk duhet ta imtojmë askënd, nuk duhet ta thyejmë kokën për atë si duhet të ishim dhe që t’i pëlqenim rrethinës. Gjithsesi, ekzistojnë disa norma shoqërore por këto nuk pengojnë që në thelb ta tregosh personalitetin tënd. Kështu njerëzit do të mësohen me ty dhe do t’ju kuptojnë dhe kjo luan rol shumë të rëndësishëm në dashuri.

- Buzëqeshja vërtetë bënë çudi: Dhe vërtetë hap dyer. Nëse të pëlqen dikush, mënyra më e mirë që t’ju vërejë është që t’i buzëqeshni. Për shkak të buzëqeshjes dukemi më të bukur, më të lumtur dhe njerëzit më lehtë na afrohen. Nëse "objekti” që ia keni drejtuar buzëqeshjen është imun në këtë gjë, gjithmonë ekziston dikush tjetër që e vëren, dhe kurrë nuk e dini se çka do të ndodhë më tutje.

- Djemtë frikësohen njëjtë si vajzat: Nëse je femër, mos lejo t’ju mashtrojë qeshja dhe qëndrimi i djemve në grupe. Ata në grupe janë të rëndësishëm dhe fuqishëm, por në të vërtetë janë njëjtë të frikësuar sikurse edhe vajzat dhe brengosen për dashurinë m’u si femrat.

- Po, femra guxon ta ftojë mashkullin e para: Kjo shpesh konsiderohet temë tabu dhe edhe pse dëshirojmë të bëhemi shoqëri moderne, zakonisht pritet që mashkulli ta ftojë femrën i pari të dalin. Megjithatë, nëse je femër dhe qe një kohë dërgon sinjale, dhe prapë asgjë nuk ndodhë, është koha të ndërmarrësh një hap "agresiv”, ta ftoni të dilni. Ndoshta e tëra kjo do të tingëllojë "e frikshme”, por a nuk është më tmerr të jetoni ditë dhe muaj të mbushura me paqartësi dhe pasiguri?

- S’mund t’i detyrosh njerëzit t’ju pëlqejnë: Ndonjëherë nuk është e rëndësishme sa e do dikë, sa mendon për të. Ai person nuk ta kthen këtë në formën e njëjtë sado që përpiqeni ju. Tingëllon e tmerrshme, por ndodhë që duhet të pajtoheni me këtë. Nëse edhe më tutje tentoni edhe pse ana tjetër qartë ua ka bërë të ditur se nuk ndjen gjënë e njëjtë si ju, mund shumë lehtë të futeni në kategorinë e njerëzve të mërzitshëm dhe maniakëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus