Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Ja cilët meshkuj i tërheqin femrat
1:42 PM
Ja cilët meshkuj i tërheqin femrat
200 meshkuj që kishin marrë pjesë në një hulumtim, gjatë shikimit të fotografive me femra të ndryshe, ishin përcaktuar për ato femra të cilat ngjasonin me ta.
Fytyra e njohur dhuron ndjenjën e sigurisë, prandaj njerëzit ndihen më këndshëm pranë një njeriu që ngjason në ta, edhe pse lidhja nuk bazohet në dukje.
Partnerët martesorë ngjasojnë me njëri-tjetrin, përkatësisht kanë më shumë linja të ngjashme të fytyrës sesa të tjerët, ka vërtetuar studimi i institutit francez "Sciences de l'Evolution" në Montpelie, në të cilin kishin marrë pjesë 200 njerëz.Pos kësaj, për meshkujt më tërheqëse janë femrat që në mënyrë fizike janë të ngjashme me ta. Rreth 37% e meshkujve që kishin marrë pjesë në hulumtim kishin zgjedhur femrat nga fotografitë, të cilat ngjasonin më shumë me ta. "Këtu nuk kemi të bëjmë për narcizëm, por për faktin se fytyra e njohur na ofron siguri.Mirëpo, lidhja nuk bazohet vetëm në dukje, prandaj nuk është mirë t'i hidheni një personi vetëm se përngjan me ju", ka theksuar këshilltarja e lidhjeve When Hannah Edelstein.Hulumtimet e mëhershme kanë zbuluar se meshkujt më shpesh futen në një lidhje kur femra i ngjason nënës së tyre, derisa femrat kërkojnë partner që në mënyrë fizike ua përkujton të atin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus