Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Ja tri mënyrat më të preferuara për një bark perfektë
1:19 AM
Ja tri mënyrat më të preferuara për një bark perfektë
Ndoshta do t’ju ngushëllojë fakti se, është konstatuar që, nga të gjitha shtresat e dhjamit, ato të barkut largohen me lehtësinë më të madhe. Ja tri mënyrat më të preferuara për ta arritur këtë.
Të ushqyerit
Nëse barku juaj është pika më kritike që keni në trup, ka shumë gjasa se nuk keni probleme vetëm me mbipeshë apo me celulit, por edhe me fryrje të barkut, ku nuk përjashtohet as mundësia e mbajtjes së sasive të tepërta të ujit në organizëm. Dihet mirë se barku është i ndjeshëm ndaj kualitetit të ushqimeve. Për këtë shkak, duhet të konsumojmë ushqime të tilla, si mollët, ananasi dhe rrushi.
Ushtrimet
Personat që janë me mbipeshë, duhet të bëjnë shëtitje të përditshme, prej së paku gjysmë ore në ditë. Thënë më konkretisht, ushtrimet për kthimin e tonusit të barkut nënkuptojnë ecjen nordike, vallëzimet e ndryshme dinamike, sikur që është salsa apo zumba, si dhe sportet, si boksi, apo tea-boa. Zgjidhni një aktivitet sipas dëshirës, ushtrojeni atë tri herë në javë dhe, qysh pas muajit të parë, do të vëreni përmirësimet. Pas tre muajsh, këto ndryshime do t’i vërejnë edhe të tjerët!
Anticelulitët
Përpos tërë kësaj që është thënë, rezultatet e dëshiruara nuk do të mungojnë nëse, në të njëjtën kohë, merrni edhe terapi ‘anticelulite’ dhe, duke bërë masazh, vëni preparatet për heqjen e celuliteve. Kafeina është përbërësi universal i kremrave anticelulite, meqë me suksesin më të madh zbërthen qelizat e grumbulluara dhjamore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus