Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Kënaquni me të gjitha shqisat!
1:00 PM
Kënaquni me të gjitha shqisat!
Orgazmat janë të shëndetshme dhe relaksuese. Shëndeti mendor dhe fizik përmirësohet nga orgazmat intensive. Kërkimet shkencore tregojnë, se njerëzit jetojnë më gjatë, kur kanë provuar orgazma të shpeshta. Për të arritur orgazmën ka shumë rëndësi gjendja e juaj mendore. Në këto ditë festive të fundvitit dhe me fillimin e Vitit të Ri 2012, dëshiroj t’u drejtohem të rinjve dhe të rejave të këtij vendi. Ky është shkrimi i parë, që do të pasohet nga të tjera në javët që do të vinë.Seksi është i mrekullueshëm dhe është kjo mrekulli që nuk i lë njerëzit, veçanërisht ju të rinjtë, të hiqni dorë me dëshirë nga kënaqësia orgazmike. Vetëm, fare pak njerëz, heqin dorë me vullnetin e tyre nga seksi. Orgazmat janë të shëndetshme dhe relaksuese. Shëndeti mendor dhe fizik përmirësohet nga orgazmat intensive. Kërkimet shkencore tregojnë, se njerëzit jetojnë më gjatë, kur kanë provuar orgazma të shpeshta. Për të arritur orgazmën ka shumë rëndësi gjendja e juaj mendore.

Mendja është kryesore. Mendja, që nuk vuan nga ankthi dhe faji, nëpërmjet nervave, dërgon sinjale pozitive në gjenitalet dhe stimulon orgazmat e mrekullueshme. Fantazitë erotike dhe ëndrrat e inkurajojnë orgazmën. Eroticizmi në novelat romantike, në revistat, në rrjetet sociale, bën të shpërthejë eksitimi dhe orgazma. Por kënaqësia, për fatin tuaj të keq, shpesh, përcaktohet si pavlerë. Përpjekjet e prindërve, të mësuesve dhe grupeve konservatore, për të censuruar epshin dhe dëshirat tuaja, synojnë t’i vënë nën kontroll fantazitë tuaja dhe aktet seksuale që ju kryeni.

Këto institucione motivohen nga arsye jo të shëndetshme dhe obsesive. Ju duhet të dini: si qytetarë, ju keni të drejtën të gëzoni kënaqësitë dhe të bëni zgjedhjet tuaja lidhur me to. Ju nuk jeni më fëmijë të vegjël. Ju jeni adoleshentë që u pëlqejnë aventurat, ose jeni të rinj të rritur e të aftë të gjykoni. Shpesh, në sistemin e edukimit, kënaqësia seksuale nënvlerësohet. Ajo shikohet si një pengesë për punët tuaja në shkollë. Ju shpesh, keni dëgjuar t’u thonë: "Lërini lodrat, ka kohë për to” dhe kurrë, nuk u vendos një ekuilibër i mirë midis punës dhe kënaqësisë.

Përdorni shqisat tuaja

Shqisat, janë receptorët e kënaqësisë eksituese. Kur ju bëni puthje franceze, kur fërkoni dhe përkëdhelni njëri-tjetrin, kur ju nuhasni, shijoni, shikoni, prekni dhe ndijoni; të shtatë shqisat tuaja janë në eksitim maksimal. Gëzoni sa më shumë nuhatjen, shijen, pamjen, prekjen dhe dëgjimin, që janë pesë shqisat kryesore. Por, me entuziazëm përdorni edhe dy shqisat e tjera: intuitën dhe ndjenjën e humorit. Ju e kuptoni dhe e ndjeni kur jeni të eksituar.

Shqisat tuaja janë aparate që dërgojnë impulse në tru dhe e nxisin atë të veprojë me shpejtësi të rrufeshme. Sinjalet që truri gjeneron, i dërgon në organet gjenitale, për t’u thënë atyre si t’i administrojnë këto sinjale, që ju të gëzoni sa më mirë seksualitetin tuaj. Eksitimi është një përvojë që fillon nga koka. Ju duhet të jeni të lirë, që t’i lini shqisat dhe emocionet të tej-ngopen me çdo sensacion. Kapacitetet pa fund që ka truri juaj për të fantazuar, bëjnë që të amplifikohet kënaqësia e dëshiruar.

Të gjitha ngacmimet e shqisave, kombinohen së bashku dhe ju ndjeheni të eksituar. Është e mrekullueshme, që ju të zhyteni në thellësinë e shqisave tuaja. Epshi nga do që vjen tek ju, nga nuhatja e parë (feromonet), nga pamja e parë, nga prekja, nga shija, ose zëri, bën që shqisat të angazhohen tërësisht dhe ju fitoni aftësinë të jepni dhe të merrni kënaqësi. Dëshirat erotike zbukurohen, kur bashkëpunojnë shqisat e eksituara me trurin dhe me zemrën tuaj.

Le të shikojmë tani çfarë ofron çdo shqisë, në kënaqësisë tuaj seksuale

Flitet shumë se tërheqja fillestare arrihet prej pamjes dhe personalitetit. Por ju duhet të dini, se shqisa juaj më me rëndësi, më viscerale është nuhatja. Vajzat e kanë më të zhvilluar shqisën e nuhatjes. Për ata me seksualitet shumë të lartë e të hollë, nuk ka asgjë më kryesore se sa era e mirë e atij që e do, e përzierë me djersën e tij.

Për të dy sekset, nuhatja e feromoneve natyrale në qimet e trupit, eksiton më shumë se sa parfumi. Lëkura është organi seksual më i madh dhe më esencial, që vlerëson në mënyrë të sofistikuar eksitimin orgazmik. Prekja, zakonisht, është intime; ajo eksiton dhe shëron. Disa prekje janë sensuale, siç është masazhi i lehtë, kurse prekje të tjera japin kënaqësi seksuale, siç është masazhi erotik. Puthja e parë është, shpesh, prekja e parë me një dashnor të ri.

Gjatë puthjes të rinjtë prekin, nuhasin, shijojnë dhe ndjejnë sensacione. Emocionet shprehen me një prekje të dashur, ose me lëvizje të vogla trupore, që shprehin eksitimin në rritje. Afërsia që ndjeni për njëri-tjetrin, pasi keni arritur orgazmën, shprehet nëpërmjet paslojës seksuale, prekjet dhe përkëdheljet e lehta e të zgjatura. Sapo prekni me buzët dhe gjuhën tuaj, buzët dhe gjuhën e partnerit, ju, menjëherë, shijoni ëmbëlsinë e tyre. Nuhatja dhe shija e hollë, e rritin efektin e çdo shqise. Buzët e shijshme pak të hapura dhe gjëndrat e pështymës, janë dy aleatët e kënaqësisë.

Në qoftë se nuhatja nuk angazhohet, menjëherë, kur ju takoni një person seksi, është pamja ajo që shpesh zgjon dëshirën dhe eksitimin. Kontakti i syve mund të jetë shumë eksitus. Sytë tuaj e pëlqejnë të renë. Djemtë, ndryshe nga vajzat, janë më shumë të eksitueshëm me anë të pamjes. Por, ka edhe shumë vajza, që u zgjohet interesi duke parë. Tonusi muskulor i një djali dhe format e vitheve të tij janë vendet ku drejtohen sytë dhe duart aprovuese të vajzave.

Flirtimi ka të bëjë me kontaktin e shkurtër vizual. Por, kontaktet e zgjatura vizuale, nuk tregojnë mirësjellje dhe nuk janë eksituese. Muzika sensuale dhe fjalët e ëmbla kanë kontribut të madh në eroticizmin tuaj. Një zë i ngrohtë është shumë eksitonjës dhe relaksues për ju. Tingujt janë kryesore në uverturat flirtuese. Ato janë një sinjal i fuqishëm për eksitimin dhe orgazmën. Mërmëritjet, rënkimet, pasthirrmat dhe qeshjet, janë mjete komunikimi dhe rritin kënaqësinë.

Shqisa e gjashtë është intuita. Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme, thuajse, e papërshkrueshme, por e aftë t’u tregojë se do të jeni, ose nuk do të jeni seksualë me dikë. Intuita përfshin njohjen e mirë të vetes. Intuita varet nga shqisat e tjera, të cilat u japin mundësinë të zgjidhni shokun më të përshtatshëm. Diskutimet Para Seksit, do t’u lejojnë të formoni intuitën dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Sensi i humorit është shqisa e shtatë. Është shumë më e lehtë sjellja me një person, me të cilin mund të qeshësh.

Është kënaqësi më e madhe të jesh seksual me një dashnor lozonjar, të dashur dhe që ka imagjinatë. Humori e lehtëson arritjen e orgazmave, sepse ai çliron mendjen. Humori ndihmon të ekuilibrosh veten me partnerët. Qeshni me njëri-tjetrin në takim. Ndiqni, së bashku, në televizion shfaqje komike, ose një komedi romantike. Kënaqësia dhe receptorët e kënaqësisë, janë me shumë rëndësi për shëndetin seksual.

Bëni kujdes për shëndetin tuaj seksual

Shëndeti seksual është me shumë rëndësi për mirëqenien e përgjithshme. Kur ju nuk keni shëndet të mirë, edhe shëndeti seksual do të vuajë. Nga ana tjetër kënaqësia dhe orgazmat janë aq të vlefshme për shëndetin, sa ç’janë edhe ushtrimet fizkulturore, dieta e shëndetshme, gjumi i mirë, qeshja dhe marrja e vitaminave ditore.

Ata që përdorin ushqime jo të vlefshme janë më pak seksualë, nga ata që përdorin ushqime me pak yndyra shtazore, të pasura me zarzavate e fruta të freskëta dhe me proteina të shëndetshme, siç janë peshku dhe drithërat. Ushtrimet fizike janë me shumë rëndësi, për të mbajtur në gjendje të mirë jetën tuaj seksuale. Ato sigurojnë qarkullimin e mirë të gjakut nëpër trup dhe shtojnë sasinë e hormoneve me rëndësi jetësore. Noti, biçikleta, vrapimet, tenisi, janë, vetëm, pak nga shembujt e ushtrimeve fizike të shëndetshme. Ka edhe disa bimë mjekësore që veprojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj seksuale.

Damiana e të tjera bimë, janë lëndë natyrale, që rritin dëshirën dhe eksitimin. Alkooli dhe nikotina, siç e kam thënë edhe herë të tjera, kanë efekte negative për seksin. Alkooli, mpin organin tuaj seksual kryesor -trurin- dhe nikotina pakëson sasinë e gjakut që duhet të shkojë në penis për të bërë eksitimin maksimal. Duhani dhe alkooli, mpijnë, gjithashtu, ndjenjën e nuhatjes. Kjo u bën që të mos jeni, plotësisht, seksualë. Mbani mend: Në qofte se dëshironi t’i thoni "PO” seksit, ju duhet t’i thoni "JO” alkoolit dhe duhanit. Ju jetoni në një shoqëri të tejngopur me barna.

Barnat me recetë, siç janë antidepresantët si Zolofti dhe Paxili, e ulin dëshirën, eksitimin dhe orgazmën. Në qoftë se ju përdorni antidepresive, ose ndonjë bar tjetër, ju duhet të pyesin doktorin për efektet anësore seksuale të tyre. Po qe se merrmi barna, që kanë efekte të këqija mbi jetën tuaj seksuale, kërkoni nga doktori që ai t’u japë një bar seks-pozitiv. Ju duhet të dini, se nuk janë vetëm barnat që u çlirojnë nga gjendjet emocionale negative. Por janë konsultimet, librat dhe ushtrimet fizike që ndihmojnë për të ulur depresionin dhe ankthin.

Gjysmë shekulli punë në mjekësi më ka mësuar, se të rinjtë mund dhe duhet të largojnë frikën dhe mendimet negative, që të jenë të lumtur dhe të gëzojnë një jetë seksuale të shëndetshme. Marrëdhëniet kanë shumë rëndësi për shëndetin tuaj. Dhe … marrëdhëniet do t’i jenë më intime dhe më të gëzuara, po qe se do t’i bazoni mbi barazinë, mbi ndershmërinë, mbi ndjeshmërinë, mbi aventurizmin tuaj rinor dhe po qe se do të jeni mendjehapur.

Kur në marrëdhëniet tuaja mungojnë emocionet, ose emocionet gradualisht po zbehen, ju duhet, patjetër, të interesoheni t’i përmirësoni ato. Kur kjo nuk arrihet, ju duhet të kaloni në një marrëdhënie tjetër pozitive. Kjo është e domosdoshme. Marrëdhëniet e shëndetshme, çfarëdo qofshin ato, takime, ose shokët për seks, duhet të mbështeten në komunikimin e ndershëm, në vlerat, eksperiencat dhe shqetësimet e ndërsjella.

Kur jeni seksualisht të shëndetshëm, ju do të përqendroheni në ato sjellje, që u bëjnë edhe dashnorë më të mirë. Ju do të kuptoni më mirë gëzimin që fshihet pas puthjeve, përkëdheljeve, fërkimeve, estrakursës, seksit oral dhe intekursës vaginale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus