Kryesore » 2012 » Dhjetor » 12 » Keni probleme ne martese? Kerkoni ndihme
2:04 AM
Keni probleme ne martese? Kerkoni ndihme
Kur martesa juaj po kalon një periudhë të vështirë dhe me probleme, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shkoni në konsulta bashkshortore para se të vendosni të ndaheni nga njëri-tjetri, të venitni ndjenjat ose të arrini në atë pikë sa të tradhëtoni njëri-tjetrin.Kur martesa juaj po kalon një periudhë të vështirë dhe me probleme, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shkoni në konsulta bashkshortore para se të vendosni të ndaheni nga njëri-tjetri, të venitni ndjenjat ose të arrini në atë pikë sa të tradhëtoni njëri-tjetrin.

Kur çifti pranon të diskutojë rreth problemeve të martesës, i kushton vemendje asaj, do të thotë që martesa ka akoma mundësi të shpëtojë. Duhet të dini që, kur dy persona martohen me njëri-tjetrin do të kalojnë momente ku ato do të jenë të lumtur, por do të ketë edhe momente kur do të jenë të mërzitur.

Sekreti i një marrdhënie të mirë është distanca që ruani me njëri-tjetrin dhe afërsise duhet të keni parasysh që gjërat ndryshojnë, sot e ka radhën njëri neser tjetri. Shpesh-herë njerëzit lodhen, dorëzohen dhe perpiqen të gjejnë një tjetër person që do t’i bëjë ato të ndjehen të lumtur. Në qoftëse një person është i gatshem të anagazhohet në martesë e ndjen veten gati të ndajë gjërat personale me partnerin dhe jo vetem në rolin e prinderit por edhe të partnerit, atëherë kur i kuptojnë gjërat në thelb ashtu siç duhet, në momentin që ato janë pjekur në mendimet e martesës vetem, atëherë ato mund të mendojnë seriozisht, do t’i kuptojnë vleren martesës dhe angazhimin me një partner për të gjithë jeten.

Kur martesa arrin në atë pikë ku partneri mendon se ka bërë çdo gjë, ka bërë të pamunduren për të mbrojtur dhe sërish bën përpjeke dhe shkon të takojë një këshillues martesash është një veprim shumë i mirë për atë. Në këtë mënyrë ai do të jetë plotësisht i bindur me veten se ka bërë çdo gjë ka mundur nga ana e tij personalisht për të mbrojtur martesen.

Këshilluesit e martesës mund t’ju ndihmojnë personalisht ose në çift, se si mund të riktheni në normalitet martesen tuaj, si mund të zgjidhni konfliktet, keqkuptimet, madje mund të shpetoni martesën nga një divorc i mundshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus