Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Kujdes nga pushimet se ju ndajne.Ja si te mbroheni
10:16 AM
Kujdes nga pushimet se ju ndajne.Ja si te mbroheni
Pushimet? Shtojnë rreziqet e konflikteve e madje, edhe të ndarjeve për çiftet. Prandaj ju duhet që të dini si t’i shmangni të tilla rreziqe. Ja një listë me këshilla:
1) Sigurohuni që destinacioni i zgjedhur për pushimet, të jetë i mirë për të dy. Ndoshta është tepër vonë për ta anuluar, por të paktën, bisedoni dhe lëreni të thotë edhe ai fjalën e tij, pa këmbëngulur në tuajën.
2) Hiqni dorë nga zakonet tuaja dhe anasjelltas. Qëndroni të hapur për dialog edhe gjatë pushimeve. Askush nuk është i përkryer dhe zakonisht, nuk është një zgjidhje për çdo gjë. Prandaj, durim, sidomos gjatë pushimeve.
3) Burrat nuk kanë dëshirë për të planifikuar gjithçka në sekondë. Prandaj, prisni vendimin e tij, edhe pse ai mund të vonojë në kohë dhe nuk ua komunikon. Ju vetëm prisni.
4) Mos u ankoni për çdo gjë. Do t’ia sillni në majë të hundës, sidomos gjatë periudhës së pushimeve, kur ai mendon se do të shpëtojë prej pakënaqësive tuaja të përditshme.
5) Ndonjëherë mjafton vetëm një moment. Mos harroni se ju e doni aq shumë dhe prandaj, edhe pas një konflikti, ia vlen që të duroni dhe të prisni, që atij t’i ulen nervat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus