Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes
4:10 PM
Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes
Duke u nisur nga vet jeta për të cilën njeriu nuk ka ndonjë spjegim përse filloi në gjenezën e saj;. Vuajtja pra nuk është një dukuri absurde pasi që njeriu vuan, e kjo ndjenjë është prezente që në momentin kurr jemi koshient se jeta është një botë e pasur plotë me "pse” të cilat udhëheqin, robërojnë dhe lirojnë njeriun nga gjendje të krijuara prej ngacmimeve të jashtëme ose nga vet brendia shpirtërore. Kështu ndjenja vuajtje, e ardhur nga pikëllimi ose nga një gjendje shpirtërore e krijuar nga UNI, nxit lëvizje dhe justifikon të qenunit gjallë.Shum mendimtarë laikë e besimtarë, tentuan dhe patën sukses të madh (kanë edhe sot), kurr e shejtërojnë vuajtjen. Mirëpo, kjo është vetëm një spjegim i pa themel sepse gabimi është evident. Vuajtjet e profetëve nuk janë tjetër vetëm se dhimbje, në të parën fizike e mandej vuajtje për besimtarët e tyre ose më mirë, dhëmbje për ata që nuk besuan sa dhe si duhet, dhembje për ata që nuk besuan aspak. Profetët nuk vuajtën pse nuk kishin besimtarë në numër të madh ose për mungesë të diçkaje vetanake por pse njeriu nuk ishte besimtar që do të thot se ata ndienin dhembje për neriun e jo për një shprazti a pikllim. Kush vuan në këtë jetë do të jetë i lumtur në jetën tjetër, është absurd në vete dhe duhet mënjanuar me çdo kusht.

Vuajta nënkupton gjendje të rëndë ose të rënduar shpirtërore që pasohet pa dyshim nga gëzime e lumturi dhe kjo është cikël i pafund. Njëriu duhet të mësoj t’i adaptohet ndërrimeve që arrijnë pa ndërpre dhe të kërkoj e të anoj lumturinë. Nëse fitohet xhenneti, ai fitohet me lumturi e gëzime se atëherë aktiviteti pozitif është në kulminacion. Në vuajtje njeriu ka shum pak gjallëri për t’iu dhënë ndihmës së tjetrit, falje-lutjes Zotit, dhënies lëmoshë. Vuajtjes njeriu nuk i ik, ai e kërkon ndoshta atë, sidomos nëse i tregojmë atij, si thot Nietzsche, se vuajtja është ndjenjë e mungesës së diçkaje më të mirë. Nëse njeriun që ka kapluar vuajtja nga mungesa materiale, e që vendos të ndërmarrë masa për dalje nga situata, ai praktikisht nuk vuan më por hulumton gëzimin, lumturinë.

Kurr flitet për ta kuptuar vuajtjen, çka është vuajtja e sidomos kurr kërkohet të dihet e njihet ajo në kohën që përjetohet, të dihet pseja e saj; do të thotë se subjekti mundohet të ik nga kjo gjendje. Të ik, duke lëvruar në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen. Në thelb, nuk është kjo thellim për të kuptuar vuajtjen si dukuri shpirtërore por për të kuptuar prejardhjen e saj dhe «pse mbi mua?». Natyrisht, shpesh kërkohet ndihmë nga jashtë e spjegimet gjithëmonë kanë ngjyrat e ndihmësit. Psikiatri do të kërkon një ndodhi tragjike e sidomos një traumë (apo trauma) në të kaluarën, sidomos atë të hershme si pikënisje, mjekë popullorë e religjiozë të ndryshëm, do të flasin për magji (sihir) e magjistarë e ata më të devotshmit në fe do të thonë se vjen nga Zoti kurse nutricionisti gjen mungesa ushqimore të tilla ose të këtilla. Sidoqoftë, nga momenti kur kërkohet kuptimi, sqarimi e prejardhja dhe pse-të e pranisë së vuajtjes e posaçërisht shiqimi i vuajtjes drejtpërdrejt, pra shiqimi i vetes që përkthehet me pranimin e vuajtjes si ndjenjë dhe pjesë ciklike e jetës, fillon shkrirja dhe dalja nga labirinthi i saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus