Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Kur krijohen lidhjet e forta?
6:39 PM
Kur krijohen lidhjet e forta?
Kur një çift është në fillimet e lidhjes se tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen.

Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet me e ndërlikuar mes punës dhe fëmijëve, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para dhe lidhja vendoset në plan të dytë. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë, madje është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje e rëndësishme është që të mos mbani mëri me partnerin apo partneren tuaj. Vërtet qëndrimi natë për natë me të njëjtin person në shtrat, mund të jetë i mërzitshëm, ka disa mënyra për t’i rikthyer intimitetit nxitjen dhe eksitimin. Pas përfundimit të muajit të mjaltit nisin bisedat e përditshme, ku në pjesën në të madhe të rasteve kanë fjalë të përsëritura, është e lehtë të mërziteni. Ju do të filloni të bëni seks pasi nuk u ka mbetur gjë tjetër me të cilën të kaloni kohën, pasi edhe në televizion nuk ka asgjë interesante. Shumë njerëz besojnë se e shijojnë më shumë seksin në ditët e para dhe gjithçka mbaron aty. Por në fakt është krejt e kundërta, seksi mund të përmirësohet sesa të përkeqësohet dhe është shumë e lehtë që t’i risjellësh sërish "freskinë” e dikurshme. Nëse një çift ka disa kohë që ka nisur marrëdhënien, atëherë jeta seksuale mund të bëhet më eksituese dhe aventuriere se sa në ditët e fillimit. Avantazhi më i madh është besimi që është krijuar mes dy partnerëve. Kjo i bën ata të ndihen të qetë dhe më pak në siklet për të kërkuar kënaqësi, të cilat në fillim nuk do të kishin mundur kurrë t’ia kërkonin. Për t’i mbajtur gjërat tërheqëse, duhet të gërshetoni sjelljet romantike me ato joshëse, pasi kjo e bën më të tërhequr njeriun që keni në krah. Sipas individëve të ndryshëm, të cilët kanë bërë tradhti në lidhjen e tyre, tregojnë se në fakt ata kërkojnë dashuri dhe kënaqësi seksuale, të cilën nuk marrin në partnerët e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus