Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Lidhjet emocionale
11:14 AM
Lidhjet emocionale
Zbulimet e reja mbi mekanizmat neurofiziologjikë, të cilët diktojnë shumë sjellje njerëzore, të shtyjnë te ky drejtim i vetëm: eksplorimi i mendjes duhet të ecë me hapa të barabartë me eksplorimin e reaksioneve neuro-kimike të lidhura me kënaqësinë, që angazhojnë gjithë organizmin. Ajo që vë në lëvizje një seri procesesh neuro-kimike, lind nga një nevojë parësore e species: riprodhimi. Atë e ndiejnë të dyja sekset, si femrat dhe meshkujt. Kjo ndjesi është e udhëhequr nga hormonet mashkullore, mbi të gjitha nga testosteroni, aleat i madh i eksitimit. Te femrat, hormonet estrogjene kanë një rol të madh në mirëqenien psikofizike të tyre dhe kanë një rol paraprak për një epsh të shëndetshëm, ndërkohë që prolaktina, hormoni që nxit prodhimin e qumështit, ushtron një efekt frenues të gjitha këto kanë të bëjnë me lidhjet emocionale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus