Kryesore » 2011 » Qershor » 1 » Meshkujt dhe urrejtja për pazarin
8:06 PM
Meshkujt dhe urrejtja për pazarin
Femrat janë të çmendura për të shpenzuar orë të tëra nëpër dyqane të ndryshme, për dallim nga meshkujt që blejnë vetëm gjëra thelbësore dhe në një kohë rekord.
Ka plot diskutime në lidhje për mosmarrëveshjet midis burrave dhe grave në mënyrën sesi e trajtojnë pazarin: ashtu si shumë prej nesh dyshonin, tashmë është një fakt se femrat janë të çmendura për të shpenzuar orë të tëra nëpër dyqane të ndryshme, për dallim nga burrat që blejnë vetëm gjëra thelbësore dhe në një kohë rekord. Në qendra të ndryshme të vendeve të tjera, ka pasur edhe konfirmim të një tendence maskiliste nga ana e shumë grave: ato kanë detyruar burrat apo të dashurit e tyre që t’i shoqërojnë ato në xhirot e pafundme duke bërë pazar të shfrenuar, duke i rraskapitur me blerjet e tyre që do të bënin të shpërthenin edhe nervat e burrave më të devotshëm në një lidhje apo atyre që kanë rënë "kokë e këmbë” brenda në dashuri...

Nëpër dyqane të ndryshme mund të shikoni skena që të bëjnë të ndjeheni jo të rehatshëm, madje edhe ndonjëherë të ulërini. Burrat me dhjetëra veshje në krahë, duke pritur me padurim në radhë të dashurën që provon në dhomë veshjeve. Por pse? E njëjta skenë edhe në dyqanet e më elegantë: burra të rraskapitur në një karrige, e kalojnë kohën duke u telefonuar miqve dhe kolegëve ndërsa mundohen të përqendrohen në çështjen e dilemës së gruas për ngjyrat që preferon.

Gra, por sinqerisht, përse i shtrëngoni këta burra të shkretë në këto tortura? Do të ishte e njëjtë sikur ai një pasdite të shtunë, të detyronte që të uleshe në divan për të parë dhe komentuar në pikat kryesore të skuadrës së tij të zëmrës nga viti 1980 deri sot!

Unë mendoj se pak çifte të tilla duhet patjetër të bëjnë çdo gjë gjithmonë së bashku: ka raste dhe vende, madje edhe në një marrëdhënie, që duhet të mbeten ekskluzive, pra të secilit, pa ndërhyrë te dëshirat apo detyrime te tjetrit, por gjithçka të jetë zgjidhje e lirë.

A nuk do të ishte më mirë të një shëtitje nëpër qendra të ndryshme tregtare, duke bërë thashetheme me shoqet tuaja?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus