Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Meshkujt “përballë” dashurisë
1:25 PM
Meshkujt “përballë” dashurisë
Cilat janë disa prej arsyeve dhe detajeve që ndikojnë në ndryshimin emocional të meshkujve? Në lidhje me këtë flasin psikologë të njohur botërorë. Ajo që vazhdimisht ndryshon mes femrave dhe meshkujve, midis shumë fenomeneve të tjera, është pikërisht të dashuruarit. Duket se këta të fundit shpeshherë, për shkak të natyrës tipike që i karakterizon e kanë të vështirë të dashurojnë ose të paktën të përballen me faktin. Ndërsa femrat, nga ana tjetër si më të drejtpërdrejta, kureshtare dhe të sigurta, e kanë më të lehtë të deklarojnë. Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri. Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë. Të dashuruarit ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve, të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se, "kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus