Kryesore » 2012 » Tetor » 16 » Mësoni nëse jeni infektuar me sëmundje ngjitëse seksuale!
9:40 AM
Mësoni nëse jeni infektuar me sëmundje ngjitëse seksuale!
Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma të tilla, si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhimbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale.
Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomandohet që vazhdimisht të bëhen kontrolle te mjeku për shëndetin seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik.
Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur.
Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen edhe disa muaj pas infektimit.

Si mund t’i parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale.

Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondor, si dhe ju e partneri juaj të bëni analizat.

Sa më shumë partnerë që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrat e tjera që mund ta reduktoni, rekomandojnë të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, t’i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pas seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.

Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet.

Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barten nga nëna në foshnjën e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë bartjen e HIV.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus