Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Mos u dashuro kur tradhton!
10:22 AM
Mos u dashuro kur tradhton!
Tradhtia është një dukuri, e cila lind kryesisht nën kornizën e mungesës së përjetimit të një jetë të lumtur në çift. Mos u dashuro kur tradhton! Kurrë mos u dashuro me partneren e re, me të cilën po tradhton të vjetrën! Kjo është këshilla kryesore, që jepet në rastet e tradhtive në çift. Kështu, nëse ke vendosur se bëhet fjalë vetëm për një aventurë, atëherë vendos edhe barrierat sentimentale. Këtë mund ta shmangësh duke mos i lejuar vetes shumë gjëra intime Sipas sondazheve më të fundit, 60 për qind e femrave e justifikojnë tradhtinë që i bëjnë partnerit me pakënaqësinë që kanë me të. Në njëfarë mënyre, tradhtia përkthehet kështu si një mënyrë për t’i rikthyer vetes të drejtën për të qenë i lumtur. Pasi, në fund të fundit ka kaluar tashmë koha kur femrat duhet të duronin fatin e tyre deri në fund të jetës dhe të sakrifikoheshin për burrin e vetëm. Është edhe një thënie e vjetër, që pas disa vitesh që rrinë së bashku, femra arrin të kuptojë se nuk është më e lumtur dhe e kërkon qetësinë e saj në një lidhje të re.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus