Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Mungesa e dashurisë ndaj vetes
6:39 PM
Mungesa e dashurisë ndaj vetes
Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t’u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.
Pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur, apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj.Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë. Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t’u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur. Është thelbësore t’i thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë.

Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus