Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Nje nga celesat e nje lidhjeje te qenderueshme
4:05 PM
Nje nga celesat e nje lidhjeje te qenderueshme
Sipas shkencëtareve, një nuhatje e mprehte është çelësi i një marrëdhënieje te qëndrueshme. Kërkuesit e Dresden University’s Small dhe Taste Clinc kane analizuar te dhënat e meshkujve dhe femrave te lindur pa ndjesinë e nuhatjes, ata qe ndryshe quhen anosmike. Me pas ata i kane krahasuar ato me te dhënat e individëve me shëndet te plote dhe qe e kishin këtë ndjesi. Mesatarisht meshkujt e prekur nga anosmia kishin pasur dy partnere gjete jetes se tyre, kundrejt dhjete te homologeve te shëndetshëm. Tek femrat, ky problem me nuhatjen nuk ndikonte aspak tek numri i partnereve.Nga ana tjetër, specialistet kane zbuluar se problemet me nuhatjen çonin edhe ne një ndenje pasigurie, veçanërisht tek meshkujt. Studimi i publikuar ne gazetën Biological Psychology. Tregon se ata qe nuk kane nuhatje janë 20% me te pasigurte se te tjerët.Ne përgjithësi personat qe vuajnë nga anosmia nuk e dine nëse iu mban apo jo ere goja, nëse mbajnë ere djerse, nëse pine qumësht te thartuar apo nëse jetojnë ne një ambient me ere te këndshme. Duke mos e ditur këtë ata here pas here pyesin veten se perse nuk iu afrohen shume persona.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus