Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Paratë, sa të rëndësishme janë në një lidhje?
1:26 PM
Paratë, sa të rëndësishme janë në një lidhje?
Studimet e fundit kanë treguar se motivet më të shpeshta për tu grindur në marrëdhënien në çift janë paratë.

Që paratë sjellin lumturinë në çift është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është që shpesh paratë janë baza e tensioneve dhe anktheve që bien mbi çiftin. Çështja e parave para se të martohemi apo bashkëjetojmë është një diskutim që duhet bërë ballë. Shumë çifte e evitojnë këtë debat deri në momentin që nuk ja dalin dot, me konsekuenca divorcin. Ka dhe shumë situata të tjera, ku një raport i gabuar me paratë influencon dhe prish një lidhje. Mjafton të mendosh se meshkujt kanë nevojë për pushtet dhe para për të kontrolluar jetën dhe të njëjtën gjë bëjnë dhe me gratë apo me të dashurat. Ka femra të cilat nuk mund të rrinë kurrë me një burrë, i cili nuk i siguron një nivel të lart jetese. Kjo lloj sjellje lind zakonisht nga pasiguria dhe nevoja për të blerë dhe të tregojë pasurinë për të siguruar një rol në shoqëri.Arsyet e dështimit
Të gjithë martohen. Megjithëse disa thonë se është përvojë e mirë, shumica pohojnë të kundërtën. Por për mossukses në një lidhje të tillë permanente ka shumë arsye. Ne Këshilluesit e lidhjeve flasin për një listë të gjërave, që do t’ju tregojnë nëse jeni të gatshëm për të hyrë në një lidhje të përhershme. Ajo që është më me rëndësi është, që ju me partnerin tuaj të flisni hapur për këtë çështje. Brenda asaj bisede theksin duhet ta kenë disa tema. A keni ndonjë borxh? Nëse partneri juaj ka ndonjë borxh të vogël, si për shembull: ndonjë këst të papaguar në fakultet, kjo nuk është dhe aq problematike. Por nëse bëhet fjalë për ndonjë borxh më të madh, atëherë ai mund të ndikojë në jetën tuaj të përbashkët, duke u kufizuar të mos blini shtëpi, veturë apo diçka tjetër. Me siguri nuk dëshironi të jetoni në të njëjtën dhomë me prindërit e partnerit. Atëherë çfarë do të bëni? Ku do të kishit dashur të jetoni? A ka ndonjë punë partneri juaj, që do të kërkoj nga ju, që të shpërnguleni? A pajtoheni ju me këtë? A ju lejon puna juaj, që edhe ju të shpërnguleni? A i keni edhe ju fantazitë tuaja të fshehta se ku dëshironi të jetoni? Për çfarë do të harxhoni më tepër? A dëshironi që më tepër të harxhoni në konsum të artikujve ushqimor? Në veshje? Sa para dëshironi të kurseni brenda një muaji? Kur jeni të martuar paratë e mia, bëhen paratë tona. Dhe kjo do të thotë se edhe shprehia e harxhimit të tyre duhet të ndryshohet. Ku e shikon veten pas 5 vitesh? Nëse e dashura juaj studion ndonjë drejtim me të cilin ajo mendon, që të jetoj larg vendlindjes a do të ishit pajtuar ju me vendimin e saj. Ndoshta këto pyetje në shikim të parë duken shumë formale dhe jo shumë përfituese, por e vërteta është se të gjitha konfliktet në një lidhje bashkëshortore bëhen për shkak të këtyre faktorëve dhe pyetjeve të lartpërmendura.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus