Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Pasojat e tronditjeve në fëmijëri
12:42 PM
Pasojat e tronditjeve në fëmijëri
Pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur, apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj. Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë. Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta e të tjera.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus