Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Pastrimi i lëkurës së thatë
2:49 PM
Pastrimi i lëkurës së thatë
Flokëbardhët zakonisht kanë lëkurë të thatë. Shumë femra, të cilat kanë këtë lloj të lëkurës janë të kënaqura me pamjen e tyre, por me kalimin e viteve, diku rreth të 30-ave fillojnë pakënaqësitë.
Lëkurën e thatë e karakterizon zvogëlimi i funksionimit të gjëndrave të djersës dhe sasisë së vogël të yndyrës që posedon kjo lëkurë, e pastrojmë me emulsionet të cilave i janë shtuar materiet për kujdesin e lëkurës. Lëkura është tepër e shtrënguar, e thyeshme dhe e zbehtë. Lëkura ka tendencë luspimi dhe kapilarët janë të dukshëm. Poret janë të imta. Rrallë lajmërohen ndërrimet natyrore të lëkurës. Paraqitja e rrudhave zakonisht paraqitet rreth syve dhe rreth gojës. Losionet me përbërje të alkoolit nuk bënë të përdoren. Larja e fytyrës me ujë të zbutur dhe sapun të lehtë bëhet vetëm natën. Para fjetjes lyeni fytyrën me krem me veprim biologjik, ashtu që ta neutralizoj ngacmimet alkalike që ka shkaktuar sapuni. Propozohet gjithashtu të pudrosni lëkurën me pudër speciale. Është e ditur se rrallë në lëkurën e thatë paraqiten puçrrat ose papastërtitë e tjera - ato do t'i largojmë me pastrim të thellë (maska nga parafina), banja me avull.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus