Kryesore » 2012 » Prill » 27 » Për çfarë grinden çiftet në shtrat!
10:03 AM
Për çfarë grinden çiftet në shtrat!
Edhe pse shtrati është sinonim i butësisë dhe dashurisë, shpesh din të bëhet edhe një fushë betejë e vërtetë – më saktë 167 ditë në vit. Ky është numri i saktë i llogaritur në një hulumtim britanik "mbi mosmarveshjet në shtrat” Si shkak kryesorë është shënuar "monopoliti në krevat”, që do të përshkruante situatën në të cilën njëri partner do të zë hapsirën më të madhe të krevatit, shkruan Daily Mail.Arsyeja e dytë është e gërhitja. Problemi rritet edhe më shumë përshkak se njerzit sa më të vjetër aq më shumë janë të prirur ndaj gërhitjes, kështu që një nga dhjetë çiftet kanë deklaruar se kjo gjendje i bën shum nervoz sëpaku dy herë në javë.

Arsyeja e tretë është pasioni i tepërt i partnerit(frustrimi, eh?) Në vend të katërt bie gjendja e "padisponueshme për seks”. Mes tjerash edhe fjetja e fëmijëve në të njejtin shtrat, prekja e rastësishme e këmbëve të ftohta, koha e ndryshme për të shkuar ne shtrat, përfshirë edhe dritën ose llambën e natës për lexim dhe shum të tjera.

Hulumtimi në të cilën janë përfshirë rreth 2000 të anketuar është bërë me iniciativën e zinxhirit hotelerik Premiere Inn, dhe është në kuadër të javës kombëtare britanike për problemet e gërhitjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus