Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Për të joshur një mashkull nuk mjaftojnë vetëm...
6:40 PM
Për të joshur një mashkull nuk mjaftojnë vetëm...
Por cilat janë instrumentet e duhura për të joshur që një femër ka në dispozicion për të "goditur” në një zemër të re?
Gjithçka bëjnë femrat për t’u rënë ën sy meshkujve, qoftë për bukurinë e tyre, po aq edhe për zgjuarsinë që mund të kenë. Por cilat janë instrumentet e duhura për të joshur që një femër ka në dispozicion për të "goditur” në një zemër të re? Në fakt ka me të vërtetë shumë, duke filluar që nga buzëqeshja, ironia, nga make-up apo truku etj. Sigurisht në imagjinatën kolektive këpucët janë thelbësore. Takat janë ‘kremi” i çdo pamje apo veshje sot. 
Të larta e sensuale, e bëjnë këmbën shumë më femërore. Por sa përpjekje duhet të bëjmë për të qëndruar dhe patur një ekuilibër mbi këto taka? Disa femra kanë një prirje natyrale për të mbajtur taka, a thua kane lindur me to. Ndërsa ka shumë femra të tjera që duket se janë në rënie të lirë kur veshin taka. Gjithsesi ka një lajm edhe për këto të fundit, shkencëtarët të një Universiteti në Britaninë e Madhe, kanë zbuluar se takat e larta nuk i bëjnë femrat më të dukshëm në sytë e meshkujve.

Këta zotërinjtë janë me të vërtetë të hutuar. Disa kohë më parë një kërkim tjetër shkencor theksonte se edhe në momentet më intime ishin shumë më të dhënë pas PC dhe Iphone, sesa nga e dashura e tyre. Sipas kërkuesve britanik meshkujt nuk e vënë shumë re se çfarë tipi apo lloj këpucësh kanë veshur femrat, dhe nëse i bën ato femërore, por e rëndësishme sipas tyre që këmbët të jenë të vogla. Por a duhet ti besojmë ne kësaj studio? Nuk e di çfarë të them, por diçka është e sigurt edhe qëndrimi i femrës si robot, pa taka, si mashkull nuk është shumë i hijshëm, pastaj meshkujt ndërrojnë shumë shpejt opinionin dhe do ti duan prapë takat e larta...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus