Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Pese keshilla per dashurite e rastit
4:05 PM
Pese keshilla per dashurite e rastit
Aventure per nje nate? Mund te ndodhe edhe keshtu. Per dike mund te jete dicka krejt e paparashikuar dhe jashte planeve apo koncepteve per jeten. Por, per te tjere mund te jete edhe nje menyre te jetuari.
Pavaresisht nese i perkisni grupimit te pare apo te dyte, nese qellimisht apo rastesisht gjendeni para nje takimi rastesor; mos harroni: edhe aventurat e nje nate kane rregullat e tyre. Ja cfare duhet te keni kujdes per t’i jetuar mire dhe pa efekte anesore.
Shpesh nuk eshte mungesa e romantizmit qe i shtyn grate dhe burrat te kerkojne aventura te nje nate: eshte vetem seksi dhe emocionet e joshjes, pa komplikimet apo historine e dashurise qe pason. Nganjehere zgjidhet te qendrohet i/e pamartuar. Dhe kjo pikerisht per te mos hequr dore nga kenaqesia ose mundesia per te takuar persona me te cilet mund te kalohet nje nate e kendshme dhe aq. Dhe kjo te perseritet vazhdimisht.

Cfare e ben problematike kete tip marredhenieje, nuk eshte edhe aq mungesa e hamendesuar e stabilitetit sesa keqkuptimet qe mund te lindin prej raporteve jokonvencinale: lidhja mes seksit dhe dashurise ripercaktohet; kontakti shpirteror ose fizik qe mund te jete mes dy njerezish nuk nenkupton domosdoshmerisht nje projekt te perbashket; jetohet lidhja me tjetrin nga dita ne dite duke u shkeputur nga ideja e ciftit, per t’u bazuar thjesht te nje takim mes dy individesh, shkruajne eksperte nga revista Psikologjia. Ne aventurat e nje nate mund te krijohet nje permase intimiteti njerezor dhe nuk na takon ne qe ta gjykojme.
Ka qe takohen ne internet ose ne menyra me tradicionale, por ne cdo rast ajo qe ka rendesi eshte te kihen ide te qarta, te vendosen rregulla per te shmangur disavantazhet qofte ndaj vetes, qofte ndaj partnerit.

Permbushni konceptin e takimit rastesor
Nese qellimi juaj eshte te filloni nje marredhenie te gjate, shmanguni. Ata qe kane qellime te tilla, do te rrezikonin t’i benin keq vetes: si gjithcka tjeter, edhe seksi rastesor funksionon vetem nese te dy partneret e duan kete gje. Edhe nese ndonjehere ndodh qe nga nje takim "vetem per nje nate” te linde me pas nje dashuri afatgjate, ne pergjithesi qellimi nuk eshte te gjendet dashuria e jetes. Takimi rastesor eshte nje menyre per te bere dicka qe nuk ju detyron per angazhime. Jane thjesht disa momente kenaqesie, pa premtimin per nje te neserme. Prandaj para se te filloni, lipset te pyesni veten per deshirat qe keni: a dini ta ndani dashurine nga seksi? Mos aventuroni nese nuk e beni dot kete ndarje. Sigurohuni qe edhe personi perballe ka te njejten gjendje shpirterore, ne menyre qe te shmangni frustracionet e te dy paleve.

Jini gati per dicka te re
Nese doni te eksperimentoni takime jekonvencionale, ndoshta do te thote se jeni duke menduar te takoni njerez jokonvencionale (per shembull, ata me te cilet nuk do mund te krijonit nje cift). Perfshihuni dhe besojini instinktit duke guxuar edhe per dicka te re. Perndryshe rrezikoni qe te humbisni nje pervoje te paharrueshme. Clirohuni nga paragjykimet. Takimet e rastit jane bere per njerez kureshtare dhe te hapur. Nese nuk jeni i tille, hiqni dore qysh ne fillim.

Jini vetvetja pa ankthe
Clirohuni! Te jeni rastesore do te thote te jeni te qete dhe te hapur: te besh takime pa angazhime, pa presionet e jashtme. Mos u shtirni! Nuk jeni te detyruar te genjeni ose te permiresoni kurrikulumin tuaj per t’i pelqyer tjetrit. Qellimi eshte thjesht nje takim kalimtar. Pra, per te joshur dike ne kete menyre, nuk eshte aspak nevoja t’i tregoni llogarine bankare, t’i tregoni se keni lexuar Prustin ose se jeni te afte per gjera te ndryshme.

Jini te ndershem
Me veten (shih rregullin nr. 1 dhe 3), por edhe me tjetrin me mire te jeni te thjeshte. Nese takoheni ne nje lokal, jini transparente per ate qe keni ndermend. ose nese preferoni te kerkoni nje partner ne internet, kini parasysh: mos e genjeni ne lidhje me pamjen e jashtme, as edhe per preferencat erotike. Efekti surprize mund te jete negativ.

Jini te rezervuar
Te jesh i rezervuar jo vetem qe i shton mister situates; por ju ndihmon edhe per te mbajtur distancen e duhur, per te mos e perzier dashurine me seksin dhe per ta jetuar pervojen sa me lehte: nese ky takim do te behet dicka me shume, do te keni mjaft kohe per te treguar gjithe jeten tuaj. Edhe pse ne konceptin e takimit kalimtar te gjitha format e kenaqesise qe merren jane te lejuara, rezervimi mbetet nje koncept i rendesishem. Para se te tregoni detaje te punes suaj, te situates familjare ose femijerise, eshte me mire te mendoni me pare se sa do t’i pelqente tjetrit t’i degjonte ato. Dhe ne fund, per cdo rast, s’ka pse te jepni informacion te tepruar per veten?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus