Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Pesë mënyra për të forcuar lidhjen në çift gjatë festave
1:06 PM
Pesë mënyra për të forcuar lidhjen në çift gjatë festave
Mos lejoni që muaji i festave të krijojë përçarje mes jush dhe partnerit tuaj, mësoni se si të kultivoni festat sëbashku. Edhe pse festat e fundvitit i`u përkushtohen gjithë të dashurëve tuaj, të cilët dashur pas dashur mund të pengojnë lidhjen dhe afrimitetin tuaj në çift. Duke shtuar përgjegjësitë dhe obligimet në familje gjatë kësaj periudhe, duket sikur jeni duke harxhuar më pak kohë sëbashku. Ose ndoshta sasia e kohës nuk është e rëndësishme sa është cilësia e saj. Është shumë e rëndësishme për çiftet të kujtojnë se edhe pse janë pjesë integrale e familjeve të tyre, apo për çiftet me fëmijë, janë pjesë integrale e krijimit të ritualeve dhe kujtimeve për fëmijët e tyre, por mbi të gjitha duhet të kujtoni se keni një angazhim ndaj njëri-tjetrit. Për t`iu arhur në ndihmë po ju japim gjashtë ide për të pakësuar stresin dhe për të qënë të lidhur gjatë këtij muaji festiv.

1.Jini selektivë. Flisni me partnerin tuaj rreth eventeve që doni të merrni pjesë. Vendosni se ku do të shkoni për festa dhe alternoni zgjedhjet çdo vit. Duke qënë selektivë me planet tuaja të pushimeve, do të reduktoni stesin dhe do të shijoni më shumë atmosferën.

2. Tregohuni të drejtë. Kur jeni duke bërë plane, mos hidhni poshtë idetë që ju jep partneri juaj. Nëse partneri insiston që t`i kaloni me njerëzit e tij, atëherë përpiquni të kuptoni arsyen.

3. Kini rituale të veçanta. Psh ju dëshironi të hani drekën e Krishtlindjeve apo darkën e Vitit të Ri në të njëjtin vend, apo keni një mënyrë specifike për hapjen e dhuratave. Këto rituale forcojnë lidhjen tuaj dhe ju mbrojnë nga faktorët stesues që mund të jenë të pranishëm gjatë festave. Këto tradita mund të përfshijnë edhe blerejen e një ornamenti të ri çdo vit.

4. Shfrytëzoni kohë bashkë. Gatuani një ushqim interesant sëbashku, shkoni në kinema, apo mund të përdorni makinën për të qëndruar pak kohë vetëm. Nëse jeni me njerëz të tjerë gjatë festave ju mund të rrëmbeni pak kohë vetëm për ju.

5. Jini kreativë. Krijoni një album me fotot tuaja në këtë fundvit, ose praktikoni një kërcim që do ta kërceni bashkë gjatë festës, ose shkruani një këngë tuajën me ëmbëlsi. Është një mënyrë e mirë dhe për të larguar stresin.

Kjo mund të jetë një sfidë për ju, por me pak planifikim dhe përpjekje, ju mund të argëtoheni si çift dhe të ushqeni lidhjen tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus