Kryesore » 2013 » Nëntor » 29 » Prindërit s’e duan të dashurin tuaj, si të veproni
10:40 AM
Prindërit s’e duan të dashurin tuaj, si të veproni

Dikush mund të thotë që dashuria i mposht të gjitha pengesat, megjithatë kur familja jonë nuk e pranon të dashurin/të dashurën tonë, gjërat munden të komplikohen shumë dhe dashuria të shndërrohet në ankth dhe mundim të vërtetë.Prindërit janë më të vjetër se ne dhe dinë shumë gjëra, megjithatë kur fëmija i tyre të fillojë të lidhet me dikë, munden të jenë shumë tradicional, konservativ, të padisponuar dhe jo rrallë edhe xheloz. Në vazhdim do t’i paraqesim disa këshilla se si duhet të silleni dhe përballeni me një situatë të këtillë.

- Jeni të kujdesshëm: Nëse partneri juaj nuk u pëlqen prindërve tuaj, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ndjenjave të tyre dhe të përpiqeni t’i kuptoni. Ndoshta mund të mendoni se mund të shkoni në takim me kë të doni dhe se kjo nuk është punë e tyre, megjithatë e tëra kjo ndikon në prindërit. Për këtë jeni ta hapur ndaj tyre, dëgjoni me kujdes e pastaj thoni atë që doni dhe mendoni që duhet thënë.

- Përsëri mendoni për të gjithën: Prindërit dhe miqtë tanë munden në mënyrë më objektive t’i shohin dhe kuptojnë gjërat për dallim nga ju që jeni të dashuruar deri në vesh. Nëse prindërit vazhdimisht ju flasin për partnerin tuaj, ndoshta me të vërtetë kanë ndonjë arsye të mirë për këtë andaj do të ishte mirë që edhe një herë ta mendoni tërë situatën, t’i shihni ndjenjat tuaja, përjetimin e lidhjes së dashurisë dhe arsyet se pse jeni në një lidhje të këtillë.

- Shpreheni shqetësimin tuaj: U thoni prindërve dhe të tjerëve që brengosen për lidhjen tuaj se nuk dëshironi t’i lëndoni, dhe se e tërë kjo situatë ju shqetëson shumë. Po ashtu, nëse brengosen edhe për shembull, për notat në shkollë, se do ta lini pra anash mësimin për shkak të dashurisë, bindni për të kundërtën dhe përpiquni t’i siguroni se e tëra do të jetë në rregull.

- Kujtoni se si janë sjellë më parë: Nëse edhe më parë keni pasur ndonjë lidhje, kujtoni se si janë sjellë prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes ndaj të përzgjedhurit tuaj. A i kanë pasur vërejtjet e njëjta apo kanë pasur mendim tjetër? Nëse keni vëlla apo motër si është sjellja e prindërve ndaj të dashurës/të dashurit të tyre? E tëra kjo mund të jetë tregues se a e kanë problem secilën lidhje apo diçka konkretisht i mundon lidhur me personin me të cilin momentalisht jeni në lidhje.

- Jeni të sinqertë: Është e rëndësishme që të jeni të sinqertë ndaj personave të familjes suaj. Nëse për shkak të dashurisë filloni të gënjeni, apo të bëni gjëra të caktuara është plotësisht e kuptueshme se pse prindërit do të fillojnë të brengosen. Nëse tregoheni të sinqertë dhe të përgjegjshëm, më shumë do t’ju besojnë dhe më shumë do të pajtohen me përzgjedhjen tuaj.

- Bisedoni: Mos e fshihni "armiqësinë” me prindërit dhe mospajtimet e tyre nga i dashuri/e dashura. Kështu vetëm se do t’i përkeqësoni gjërat. Më së miri është që gjërat t’i zbuloni dhe t’i thoni se jeni më të pa marrë parasysh të gjitha dhe kjo vetëm se do të përforcojë lidhjen tuaj.

- Provoni të arrini kompromis: Nëse është disi e mundshme, organizoni ndonjë takim të shkurtë me të dyja palët. Ndoshta prindërit do të lëshojë pe kur ta shohin se me kë po takoheni, dhe kështu do të shmangni mendimin e gjërave të tmerrshme nga ana e prindërve për të përzgjedhurin tuaj. Kjo do të mund të rezultonte me ndonjë kompromis, dhe e tëra kjo është më e mirë se çfarëdo armiqësie.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus