Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Sa është i mjaftueshëm seksi brenda një jave
2:03 PM
Sa është i mjaftueshëm seksi brenda një jave
Sasia e seksit në jetën bashkëshortore është temë e cila po shkakton shumë interesime. Sa herë në javë është e mjaftueshme? A mundet dikush t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje? Kësaj pyetjeje janë përpjekur t’i përgjigjen hulumtime të shumta, mirëpo secili nga ta ka dhënë rezultate të ndryshme.Mirëpo, një zbulim megjithatë i përshkon të gjitha hulumtimet – çiftet e moshës së mesme praktikojnë një herë apo dy herë seks në javë.
 Natyrisht, edhe mosha mund të ketë rolin kryesor. Çiftet e reja bashkëshortore në moshën njëzet dhe tridhjetëvjeçare bëjnë jetë më të pasur seksuale dhe ndodh që seks të praktikojnë edhe nga disa herë në ditë. Te çiftet më të moshuara, por që janë një kohë të gjatë në bashkëshortësi, seksit e praktikojnë diç më rrallë.
Pra, përgjigje të vërtetë për pyetjen e shtruar në fillim të këtij teksti nuk ka. Çështja kryesore është kompromisi. Brenda një jave duhet bërë aq seks sa u përshtatet që të dyve. Për të marrë përgjigjen personale, është e domosdoshme që në jetën bashkëshortore të keni komunikim të hapur. Pra, ky është hapi i parë që çon në jetën e shëndoshë seksuale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus