Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Shikoje në sy
1:13 AM
Shikoje në sy
Kur vendoset që do të shkoni më tej, bashkëbisedimi kalohet duke u shikuar gjatë gjithë kohës në sy. Kënaqësia e kontaktit viziv është një karakteristike e pagabueshme e joshjes. Nëse sytë e partnerit tregojnë bebe të zeza dhe shumë të zmadhuara, kjo do të thotë që kemi ngjallur një reagim pozitiv ndaj tij. Por, mos harroni që në raste të tilla duhet të jeni ju, ai që luani me shikimet, në të kundërt nuk do të arrini atë që kërkoni. Femrat janë joshëse dhe nuk u pëlqen që të jenë pjesë e lojërave të kota. Jep një shenjë: Një shenjë tjetër që tregon pranim është leja për t’u prekur nga njëri-tjetri. Fillimisht vendoset një kontakt pa ndonjë kuptim të përcaktuar: rregullohet shalli rreth qafës së partnerit, largohen flokët që mund t’i kenë rënë paksa në fytyrë, i kapet dora me justifikimin për t’u ndihmuar pak. Por edhe një e shtrënguar dore paksa më e gjatë se zakonisht gjatë prezantimit mund të ketë shpesh të njëjtën domethënie. Kontakti i parë fizik mes dy personave që tërhiqen nga njëri-tjetri shpesh merr një intensitet të madh, kjo edhe pse mund të zgjasë vetëm pak çaste.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus