Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Si ta njohim efektivitetin e një rimeli?
4:14 PM
Si ta njohim efektivitetin e një rimeli?
Mjaftojnë pak minuta përpara pasqyrës për ti dhënë jetë dhe për të fshehur ndonjë defekt në fytyrë, toni i syve, buzëkuqi, pudra, rimeli dhe loja mbaron.
Një kozmetik, që fal përbërësve të tij inovativ, arrin gjithmonë rezultate të mira. Voluminoz, zgjatës, me efekt natyrale, me ngjyra, këto janë të gjitha zgjedhje sipas dëshirës dhe nevojës. Por si ta njohim efektivitetin e një rimeli? Çfarë duhet të lexojmë mbi etikete dhe çfarë duhet të dimë?
Dylli
Dylli i rielit ofron consistence dhe elasticitet rimelit, duke arritur të mbrojnë qerpikët nga agresione të jashtme. Origjina mund të jetë natyrale, si ajo e bletëve, e rafinuar në mënyre specifike. Efekti zgjatues është i krijuar nga dyllë mineral ose sintetik, të cilët janë me pak të rrëshqitshëm.

Vaji

Ne listën e gjatë të përbërësve nuk mund të mungojnë edhe prezenca e vajit. Këto mund të jenë vegjetal ashtu dhe sintetik dhe objektivi i tyre është të bëjnë produktin me të shkëlqyeshëm. Pikërisht fal tyre që produkti bëhet me i lehtë për tu hapur në qerpikë dhe bëjnë qerpikët të shkëlqyeshëm dhe me të shpeshta.

Polimere dhe emulsione

Ja dy emra që me siguri nuk i keni shume të njohur. Polimerët janë molekula të mëdha (makromolekula) filmogjene me natyrë të ndryshme, janë të nevojshme për të luciduar, kthyer dhe të japin volum apo te zgjasin qerpikët. Disa prej tyre, thahen shumë shpejt, duke përcaktuar një kthim të qerpikëve. Emulsionet janë, se bashku me ujin dhe me vajin, përbërësi i tretë i rëndësishëm në formacionin e rimelit, duke lejuar rimelin të bëhet kremoz dhe likuid. Këto të fundit nuk bëjnë pjesë në formulën e rimelëve Waterproof, që do të thotë rezistent ndaj ujit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus