Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Si ta vëreni se ka një tjetër?
1:33 PM
Si ta vëreni se ka një tjetër?
Shpesh herë ndodhë që të dyshoni te partneri juaj, ndërsa kjo ju manifestohet për shkak të veprimeve të tij të përditshme të cilat nuk iu lënë zemërgjerë. Ja disa shenja të cilat do t’iu ndihmojnë që ta kuptoni se a ju tradhton partneri.
Ndryshimi i orarit të punës
Ka shumë pak kohë për ju pasi që shpesh herrë i ndodh që të punon deri vonë. Ka disa mbledhje të çrregullta deri vonë ose ndoshta takime, darka me klientë të cilët janë pak sa të dyshuar pasi që partneri juaj shumë pak flet për ta. Gjithë kjo ndodh pasi që zakonisht njerëzit të cilët lëshohen në këto tradhtia, dëshirojnë që kohën më të madhe ta kalojnë më dashurin e re. Dhe pas gjithë kësaj çdoherë ka ndonjë tregim interesant se ku e ka kaluar kohën dhe me kë, vetëm me qëllim që juve t’iu qetësoj, por jo gjithherë këto tregime janë të bindshme, në pyetjet tuaja shtesë ai refuzon që të përgjigjet ose mendon gjatë ndonjë përgjigje. Nëse gjatë këtyre takimeve misterioze ai i shmanget thirrjeve tuaja ose edhe pas një kohe të gjatë nuk iu është paraqitur, kjo është një problem i madh.
Ardhmëria e tij me juve
Zakonisht flet për planet e juaja në të ardhmen, por përnjëherë ndalet. Pse? Ndoshta pse më nuk iu shikon si pjesë të ardhmërisë së TIJ. Ndoshta më nuk është i sigurte se a dëshiron të jetë me ju pasi që në jetën e tij tani më ekziston një tjetër femër. Tani më nuk e përdor fjalën "Ne” por "Unë”, shpeshherë i bën gjërat me vetë iniciativë pa kërkuar mendim nga ju, si më parë, për planet për ardhmëri. Fillon të flet për obligimet dhe planet për të cilat shumë më herët keni biseduar. Ai këtë e bën që ju ta vëreni këtë situatë dhe të mërziteni nga kjo lidhje dhe ta braktisni atë.
Shpenzon më shumë para se sa më parë
Tradhtia kushton para. Përnjëherë shikoni kuletën e zbrazët pa ndonjë sqarim për paratë e shpenzuara. Kjo është kështu pasi që ai i shpenzon paratë për një femër tjetër. Është e njohur që mashkulli i cili ka dashnore shpenzon paratë më shumë se zakonisht. Kjo mund të nënkupton dhurata, paguan darkat ose hotelet, vikendet e kaluara në një qytet tjetër etj. Në pyetjen tuaj "Ku janë paratë?”, kur do të vëreni se nuk janë, përgjigjet me pasiguri, dyshim apo frikë ose përgjigjet me histeri çdoherë me qëllim që tiu sulmojë dhe ta gjuan fajin tek ju, e me këtë ti shmanget përgjigjes. Askush nuk mundet të shpenzon para pa ndonjë fakt.
Jeta juaj seksuale
Nuk keni pasur kontakt kohë të gjatë. Jeta juaj seksuale gati se nuk ekziston, ndërsa e gjithë kjo ndodh për shkak të obligimeve të tij. Ai i shmanget momenteve të vetme me ju, çdoherë kur jeni bashkë ai ka një sjellje të pazakonshme dhe çdoherë kur mundet i shmanget kontakteve të afërta me juve. Provoni ta befasoni me ndonjë veshje të brendshme seksi, dhe nëse atëherë nuk tregon interesim, kjo mund të jetë problem i madh. Disa meshkuj tradhtojnë për shkak se dëshirojnë të provojnë përvoja të ndryshme seksuale, të cilat partnerja e tyre nuk ua ofron.
Telefonata të shpeshta Që partneri iu tradhton mund të tregojnë edhe telefonatat e shpeshta me (për ju) persona anonim për të cilët partneri juaj shumë pak flet. Nuk është e rëndësishme se a bëhet fjalë për ndonjë shoqe të vjetër ose kolege nga puna ai e fsheh këtë shoqëri dhe nuk tregon detaje për atë ndërsa që t’iu njofton me të as që bëhet fjalë. Nëse partneri juaj kohën më të madhe e tij e kalon pran kompjuterit ose e kapni se si e ndal telefonin para juve ose i fshin porosit të cilat sapo i ka pranuar dhe në çdo dyshim tuajin ai merë një qëndrim mbrojtës, atëherë këtu ka vend dhe hapësirë për dyshim.
Ndryshimi i pamjes
Edhe një shenjë e cila do t’ua dëshmon nëse partneri juaj iu tradhton është ndryshimi i dukjes së zakonshme. Nëse ai fillon të blen parfume, gardërobë të re veçanërisht veshje të brendshme kjo donë të thotë që në mënyrën e njëjtë me të cilën është munduar juve t’iu impresionon në fillim tani e bën të njëjtën me dikë tjetër. Fakti që shqetëson më shumë është kur fillon të kushtoj vëmendje shumë të madhe trupit të tij. Nëse bëhet i opsesionuar me depilim, ose fillon të bën ushtrime për muskuj, të jeni e sigurt që këtë nuk e bën për juve. Nëse vëreni ë edhe higjiena personale i është bërë opsesion, dmth bën dush shumë shpesh dhe më gjatë se ju, kjo është shenjë për të dyshuar.
Nevojë për privatitet
Nëse partneri juaj përnjëherë ka nevojë për më shumë privatitet, kjo gjithashtu mundet të jetë shenjë e tradhtisë. Kjo donë të thotë që celulari i tij, kompjuteri ose llogaria e telefonit për ju janë të pakapshme. Zakonisht ata që tradhtojnë, nga partneri aktual kërkojnë më shumë kohë të lirë për vete ose më shumë privatitet që të munden ti kushtojnë vëmendje dikujt tjetër. Dyshimi mundet të paraqitet edhe nëse partneri juaj, deri sa është me ju e ndal celularin, që të mos e kërkon ndonjë femër tjetër me të cilën iu tradhton, ose e lëshon dhomën që bisedën mos ta bën në pranin tuajën .
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus