Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Si të keni sukses me femrat, ja disa këshilla për meshkujt
1:17 PM
Si të keni sukses me femrat, ja disa këshilla për meshkujt
Mos u shqetësoni
Te bukuroshet seksi bën efekt strategjia sportive. "Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj”. Mënyra më e mirë që mos të refuzohesh nga një femër seksi, është të mos e marrësh në telefon gjithë ditën.
Bëje të pasigurt
Mos u bëni gjithmonë djem të dëgjueshëm të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyesë, me kë ishe dhe ku ishe. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe me të vërtetë do ta ktheni vëmendjen e saj te ju.
Hidhuni në aksion
Në një rast kur një vajzë ju ka vërejtur gjatë, mos e leni të tejzgjatjet vështrimi. Një bukuroshe seksi do të kthejë kokën në një anë tjetër dhe do të kërkonte një djalë me më shumë guxim dhe ajo do ta kishte secilin që do e donte. Bëje hapin e parë dhe trego se je një djalë me vetëbesim, i dashur, djali që ajo kërkon .
Bëje të mundohet
Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat për të cilat nuk mundohen. Në fakt kështu është me vajzat të cilat i detyrojnë djemtë t’u bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, do ju kushtojë shumë dhe do jeni i pa vlerësuar. Bëjeni që ajo t’ju kërkojë më shumë se ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë do të mundohet, aq më shumë do t’ju vlerësojë.
Sa më kreativ
Femrat e bukura kanë meshkuj sa për të ngrënë lopët. Kujdes, nëse takon një femër bukuroshe dhe seksi, bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barcoleta që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkon përditë, por jo në çfarëdo vendi, zgjidhe pak. Vetmia krijon intimitet dhe sukses.
Bëhuni djalosh që di çfarë dëshiron
Bukuroshet duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për ketë arsye, kur të vini në një rast të tillë, paraprakisht mendojeni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e lejo që ajo të marrë vendime.
Mos kërkoni shumë
Mos bëj shumë përpjekje që të mendojë se ti do t’i kishe fshirë edhe këpucët. Djemtë e tillë një seks bombe as nuk do t’i binin në sy. Ajo do një djalë të fortë. Takimet e para janë shumë të rëndësishme. Në fillim të ndihmojnë edhe pak gënjeshtrat, kështu mos i tregoni drejt se pse nuk jeni përgjigjur thirrjeve telefonike, por thoni vetëm se ke qenë i zënë. Çdo femre, gjëja e parë që do ti shkojë ndër mend është, se ti ke qenë më një vajzë tjetër dhe se ajo duhet të përpiqet më shumë që të të mbajë për vete.
Dëshmoju se je xhentëlmen
Metoda xhentëlmene është një mundësi më shumë "për ta ngritur nga tavolina”. Femrat vdesin për pak kujdes. Kështu, kujdesu të jesh në anën e veturave gjatë rrugës, hapja derën e makinës dhe të restorantit, mbaja karrigen. Besoni, këtu cikërrima do ju dallojnë 99 për qind nga meshkujt e tjerë.
Bëhuni pak i komplikuar
Asnjëherë mos i trego femrës gjithë jetën tënde në momentin që e ke njohur. Do të ikë prej jush si prej gjarprit dhe në fund të fundit do të mendojë se jeni i çmendur, egocentrik dhe i mërzitshëm. Bëjeni që t’ju njohë pak nga pak dhe çdo ditë të zbulojë diçka më shumë nga jeta jote. Kjo do t’i krijojë një afërsi më të madhe duke menduar se është ajo që të ka zbuluar dhe kështu do ti shtohet dëshira për të qenë më e lidhur me ju.
Sillu mirë
Femrat seks bombë kanë dëshirë shumë më të madhe se femrat mesatare të kenë konkurrencë. Jepi arsye të mendojë se ka shumë femra atraktive në rrethinë që ju kanë qejf. Do të shtoni kureshtjen e saj dhe do të lidhet për ju si balta. Kështu mund të keni për vete një femër seks bombë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus