Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Simptomat e të dashuruarit tepër
12:43 PM
Simptomat e të dashuruarit tepër
"Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër”, kështu përgjigjet për dashurinë e tepërt, psikoterapeutja Robin Noorwood.

Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse, apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër. Në këtë mënyrë dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të për njëmendta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t’u dashuruar, frika se mos shpërfillemi, ose braktisemi. Dhe të dashurosh me frikë do të thotë para së gjithash t’i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon përveç të tjerave në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim që "ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh”.

Simptomat e të dashuruarit tepër

Kur në shumicën e bisedave me shoqet tona të ngushta flasim për atë, për problemet e tij, për atë çka ai mendon, për ndjenjat e tij, dashurojmë tepër. Kur i përligjim grindjet e tij, karakterin e tij të vrazhdë, shpërfilljen e tij, ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shëruesja e të metave të tij, dashurojmë tepër. Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij, dashurojmë tepër. Kur nuk na pëlqen karakteri i tij, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij, por i përshtatemi, duke menduar se, për dashurinë tonë mund të ndryshonte, dashurojmë tepër. Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale, e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë, padyshim që dashurojmë tepër. Me gjithë vuajtjet e kënaqësitë që mbart me vete, të dashurosh tepër është një përvojë shumë e përbashkët me shumë gra, të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime, e tillë duhet të jetë. Pothuaj të gjitha kemi dashur me tepri, të paktën njëherë, dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje dite, përgjatë gjithë jetës. Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e partnerit të tyre dhe nga lidhja e tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë.

Dashuria e verbër dhe e mundimshme

Thonë që "dashuria është e verbër”. Një burrë që të na joshë nuk është e domosdoshme që të mos ketë asnjë lek në xhep, apo të jetë shëndetlig. Ndoshta mund të jetë i paaftë për të lidhur marrëdhënie të mira me të tjerët, ose është i ftohtë dhe pak i përzemërt, ose rebel, ose vetëpëlqyes ose nopran dhe melankolik. Ndoshta është pak i rrëmbyer dhe i papërgjegjshëm ose i pazoti për të mbajtur një zotim, ose për të qenë besnik. Por edhe ky tip mashkulli shpesh herë duke tepër tërheqës për natyrën e femrës. Përkujdesja e tij në fillimet e një lidhje, ngrohtësia e momentit, dëshira për të pasur pranë dikë, bën që një femër të bjerë nën pushtetin e tij të plotë. Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të, mund ta bëjë të ndjehet e sigurt dhe e denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë. Është thelbësore t’i thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus