Kryesore » 2011 » Qershor » 17 » Syzat e diellit
1:20 AM
Syzat e diellit
Përveç se shërbejnë si mbrojtje, syzet për diell janë detaj mode shumë i rëndësishëm që flasin shumë edhe për stilin dhe karakterin tuaj.
Edhe pse shumë modele duken joshëse është shumë e rëndësishme të zgjidhni modelin që i përshtatet fytyrës suaj dhe sigurisht stilit të veshjes.
Në maje të pistave të modës shumë gjatë kanë qëndruar syzat e mëdha XXL, të cilat e mbulojnë gjysmën e fytyrës, edhe atë me ngjyra të llojllojshme, si kafe, të zezë, ngjyrë vjollce, të bardhë etj.
Duke qenë se këtë sezon skenat e modës i kanë pushtuar stilet e ndryshme retro, edhe syzat për diell e kanë përcjellë këtë trend, sidomos janë interesante modelet "mace” dhe modelet ne stilin Jacky Onassis.
Janë shumë aktuale edhe syzet laramane me skaje me ngjyra të ndryshme, të cilat mund t’i harmonizoni me rrobat aktuale që i rekomandojnë dizajnerët.
Nëse pëlqeni më shumë elegancën, atëherë zgjedhje e duhur janë syzat me formë drejtkëndëshi me ngjyrë të zezë apo kafe
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus