Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Thonjtë e verës: plot ngjyra dhe pak “të çmendura”
1:44 PM
Thonjtë e verës: plot ngjyra dhe pak “të çmendura”
Edhe thonjtë kanë histori…
Arti i "rindërtimit të thonjve” na lejon të kemi thonj të gjatë dhe me formë të rregullt për një kohë të gjatë.
Le të zbulojmë historinë dhe evolucionin e manikyrit të duarve dhe të bukurisë së thonjve.
Arti i të dekoruarit të thonjve është shumë i vjetër, mund të themi që gjithnjë është mbuluar ngjyra natyrale e thonjve me llak (manikyr) të ndryshëm. Me ngjyra që binin në sy dhe kjo traditë ka qenë prezente që në egjiptianët e lashtë dhe kinezët antikë.
Më vonë, thonjtë e lyer, ishin shenjë treguese e një klase sociale shumë të rëndësishme.
Por ishin pikërisht vitet ‘900 ato që shënuan një revolucion të madh. Në këto vite thonjtë u bënë një trajtim bukurie, për të gjitha gratë. Thonjtë përshtateshin me make-up dhe me veshjet, kjo falë çmimeve të pranueshme të manikyrëve, të cilat mund ti gjeje në ngjyra nga më të ndryshmet. Gjatë këtij shekulli pati një sërë tendencash që mbizotëruan.
Në vitet ’50 është moda e manikyrit të kuq të ndezur, por këtu bëhet fjalë vetëm për manikyrin, jo për vënien e thonjve fallso.Në vitet ’60 doli moda e manikyrit French (maja e thonjve e lyer me të bardhë dhe pjesa tjetër me ngjyrë natyrale). Këtë stil, padyshim të gjitha ne femrat e njohim mirë, pasi prej vitesh kjo është tendenca që ka mundur ti rezistojë kohës dhe të ngjajë gjithnjë origjinale dhe joshëse. Shumë nga ne, ndoshta mendonin se manikyri French ishte një risi, por është mëse i vërtetë fakti që moda kthehet.
Do të jetë pikërisht vitete ’70, ato që do shënojnë modën e thonjve të gjatë, të cilët shpesh herë ishin dhe thonj fallso. Ndërsa vitet ’80 karakterizohen nga thonj me ngjyra të ndritshme. Thonjtë fallso përdoreshin zakonisht nga vajzat që kishin thonjtë e tyre të dobët dhe të shkurtër.
Në vitet ’90 lindi në Shtetet e Bashkuara lindi një teknikë e re, e cila lejonte zgjatjen e thonjve, duke mbuluar thonjtë natyralë me pluhura, apo xhel kozmetik, i cili ishte shpikur vetëm për këtë arsye. Pikërisht në këtë kohë lind rindërtimi i thonjve. Thonjtë duken më shkëlqyes, me forma të rregullta dhe shumë më rezistente nga thonjtë natyralë, por edhe shumë më e gjata
Thonjtë "shqiptarë”…
Teknika e thonjve artificialë me akrilik në Shqipëri ka hyrë aty rreth viteve 2005- 2006. Duhet të theksojmë se gjatë këtyre viteve, femrat që vendosnin thonj artificialë me akrilik, ishin shumë të rralla. Bëhej fjalë për personazhe të skenës, apo të ekraneve televizive. Më pas, në vitet 2007- 2009 tendenca e rindërtimit të thonjve akrelik u zgjerua. Ajo u bë më e prekshme nga një pjesë më e madhe e femrave. Megjithatë ende, nuk ishte shumë popullore. Çmimi i vendosjes së thonjve shkonte nga 50 mijë, deri në 70 mijë. Ndërsa në vitet 2010- 2011, çmimi i bërjes së thonjve, për shkak të shtimit të punonjësve dhe gjithashtu daljes dhe metodës tjetër me xhel, u bë popullor. Nëse kalon në rrugë, apo thjesht nëse je e vëmendshme ndaj duarve të femrave, janë të pakta ato që kanë në duar thonjtë e tyre. "Me 20 mijë lek të vjetra, kushdo ka mundësinë ti bëjë thonjtë”- tregon Ina, një vajzë ka ka 3 vjet që vendos thonj të tillë, " pastaj, nëse llogarit që me këta thonj mund të shkosh një muaj…për mendimin tim, është një shpenzim mëse i pranueshëm”.
Ndërsa sot, është shumë e lehtë të vendosësh thonj edhe me 100 lek të reja. Materialet që kushtojnë dhe që bëjnë diferencën në çmim pastaj janë: lulet e thata, vendosja e gurëve dhe dizenjot e veçanta
Ledi, punonjëse thonjsh, 5 vjet në këtë profesion na flet për tendencat e thonjve këtë verë:
"Tendencat e thonjve këtë verë, janë nga më të larmishmet. Por ajo që vihet re, është ekzistenca e ngjyrave të forta dhe pa shkëlqim. Sezoni i verës është mjaft i rënduar, përsa i përket klienteve. Pjesa më e madhe e klienteve të mia, janë kliente të rregullta dhe i bëjnë thonjtë përherë, por më ka ndodhur që nëse do të ikin më pushime, të vijnë para se thonjtë të kenë nevojë për shërbim. Për pushime kanë kërkuar një stil më të "shfrenuar”. Përsa i përket formës, duket se jemi larguar nga forma katrore klasike. Vera ka sjellë ndryshime edhe në këtë aspekt. Më të kërkuar janë thonjtë e rrumbullakosur, ose thonjtë me majë. Pjesa më e madhe e klienteve të mia janë studente, punonjëse të ndryshme, por sidomos ato të bankave, pasi i kanë duart më të ekspozuara, por vihet re një dëshirë në rritje dhe e adoleshenteve. Këtu flas për mosha 15 deri 18 vjeç”
A na dëmtojnë thonjtë artificialë?
Gjithmonë ekziston frika se pas vendosjes së thonjve artificialë, thonjtë tanë natyralë mund të dëmtohen dhe mund të kemi probleme e rritjen e mëtejshme të tyre. Më poshtë janë dy metoda, të cilat mund të përdoren për të minimizuar dëmtimin e thonjve tuaj natyralë.
Metoda 1
1. Hiqini thonjtë artificialë me material të posaçëm( mos provoni kurrë t’i tërhiqni ato)

2. Pastroni thonjtë natyralë dhe ata artificialë nga të gjitha materialet ngjitëse.

Metoda 2

1. Aplikoni produktin me penel, nga pjesa e brendshme e thoit drejt pjesës së jashtme.

2. Me një facoletë pastroni zonat ku xheli ka ardhur në kontakt me lëkurën.

Ç’lidhje ka një dentist me thonjtë?
Përdorimi i akrilikut si një material për zgjatjen e thonjve nisi fare rastësisht. Kjo gjë ndodhi në vitin 1954 në Filadelfia, Fred slack, një dentist ka qenë pari që shpiku këtë metodë. Një herë, gjatë punës së tij, ai demtoi një pjesë të thoit. Mori një copëz kaucuk të hollë, e mbuloi me material restaurimi. Në këtë mënyrë, ai ishte i pari që bëri thoin e parë artificial në botë.
Kur thonjtë kombinohen me veshjen

Si gjithnjë, në fillimin e një stine të re, duam të dimë se cilat fantazi do të jenë në modë. Ashtu si për aksesorët dhe veshjet, dekorimi i thonjve është kthyer në art dhe ecën gjithnjë paralelisht me modën. Thonjtë janë mjaft të rëndësishëm në evente të ndryshme, sidomos kur jeni në qendër të vëmendjes dhe të gjithë sytë janë mbërthyer tek ty. Artistët botërorë të thonjve, (teknika e bërjes së thonjve quhet "nail art”) na propozojnë disa ide për verën 2011, e cila paraqitet një verë plot ngjyra shpërthyese.

Tribalet
Shijet etnike dhe tribale me ngjyra të ndezura për ato që e duan këtë stil propozojmë: rombe me ngjyra, grimca të kuqe dhe copëza me ndriçim të shumfishtë

Vitet ‘70
Me influencat e viteve ’70 për rrobat e gjera dhe fundet e gjatë, me rrathë dhe vija. Kjo gjë duhet të shprehet edhe tek thonjtë. Në këtë rast kemi një zgjedhje të gjerë në dekoracione: rrathë, thekë, katrorë dhe gjithçka tjetër që ju ngacmon imagjinatën.
Vija…vija…
Thonj me shumë vija për bluzet dhe këmishat bardhë e blu. Në këtë rast modeli më i përshtatshëm i thonjve është ti dekorosh ata me vija dhe kjo gjë është shumë e thjështë, mund të bëhet dhe në kushte shtëpie. (mjafton nje penel me furçe të hollë)
Fantazitë animaler ( me motive nga lëkura e kafshëve, psh si lëkura e leopardit).
Për këta lloj thonjsh mund të gjenden tipsa të gatshëm, por edhe mund të dizejnohen nga vetë punuesja e thonjve.
Motivet floreale dhe me fruta
Shumë në modë këtë verë janë thonjtë me motive floreale, apo me gjethe dhe insekte, duke na dhënë idenë e "Lizës në botën e çudirave”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus