Kryesore » 2012 » Qershor » 5 » Tre keshilla per te perballuar me lehte ndarjen
5:10 PM
Tre keshilla per te perballuar me lehte ndarjen
Keto keshilla ndoshta do te ishin menyra me reale per lehtesim te ndarjes ne momentin kur humbin ndjenjat ndaj partnerit.
Jane keshilla kryesisht per njerez, te cilet ende gjenden ne boten e argetimit, takimeve dhe ndarjeve te shpeshta. Qarte, kur behet fjale per martese mund dhe duhet te jete nje ndarje e nje rendesie me te madhe, por tre keshillat e njejta jane absolutisht te aplikueshme.

Kini respekt
Eshte shume e rendesishme qe gjithmone te respektoni personat e tjere. Mbajeni mend kete, sepse nuk eshte nje gje pozitive qe te jeni te lige, te paskrupull ose jo respektues ndaj dikujt me te cilin keni kaluar nje pjese te jetes suaj.
Perqendrohuni ne faktin qe dinjiteti i personit, prej te cilit ndaheni, te mbetet i paprekur. Nese i thoni personit prej te cilit ndaheni se organi i tij gjenital eshte teper i vogel, gjithsesi i shkelni rregullat esenciale te dinjitetit dhe respektit, madje edhe nese nje gje e tille eshte e vertete.

Besoni ne ndjenjat tuaja

Ju sigurisht e dini se si ndiheni, mos i fshihni ato ndjenja, besoni qe jane reale, sepse edhe jane. Me rastin e ndarjes, merreni pergjegjesine per ndjenjat tuaja dhe ndani ato, me mire sesa ta akuzoni ose t’ia lini fajin partnerit tuaj.
Te themi se ai shpesh ka ditur te jete i pasjellshem dhe i lige ndaj jush dhe keto jane arsyet per ndarje. Ne vend se ta therrisni me emra poshterues, i thoni se nuk mendoni se eshte duke ju respektuar si mashkull/femer.
Kjo do ta parandaloje pershkallezimin e grindjeve dhe diskutimeve me rastin e ndarjes. Besoni, nuk ka gje me te keqe per meshkujt sesa kur ndihen fajtore ose kur duhet qe te mbrohen. Edhe me shume u dhemb nese nje femer u thote se ai me nuk eshte terheqes. Nese me te vertete doni qe ta shtyni partnerin tuaj qe te largohet pergjithmone dhe te mos kthehet me, flisni vetem per ndjenjat tuaja.

Pa zvarritje, kaloni menjehere ne teme
As mos filloni t’i thoni se sa i dashur ka qene ai per ju dhe se si e çmoni miqesine e tij… partneri juaj duhet ta dije se ka nje "bisede serioze” me ju. Ato dy fjale jane shume efikase ne vendosjen e drejtimit te bisedes suaj, ndersa ato do t’ju ndihmojne qe te kaloni ne teme kur te uleni per te biseduar. Skenari eshte shume i thjeshte: "Dua te te tregoj se si po ndjehem koheve te fundit. Mendoj se lidhja jone nuk eshte duke shkuar ne nje drejtim te duhur dhe ndjej nje distance mes nesh.

Kjo nuk eshte ajo qe e kerkoj ne nje lidhje dhe eshte me se miri nese tani i japim fund asaj. Kam menduar shume, do te vazhdoj te te respektoj si person, ndersa para se gjithash dua qe kjo te kaloje shpejt dhe lehte”. Kujdes te veçante kushtojini fjaleve "ndjenja”, "ndjej”. Ndoshta tingellon me lehte sesa qe mund te behet, por besoni se kjo funksionon si per meshkujt ashtu edhe per femrat.
Natyrisht, partneri do te perpiqet qe te reagoje me shume pyetje lidhur me faktin se çfare ka shkuar keq dhe do te ju pyese mos keni takuar ndonje person tjeter. Megjithate, ne nje situate te tille shmangni pergjigjet, por flisni vetem per ndjenjat tuaja personale, ne vend se te ktheheni ne problemet e se kaluares. Nuk ekziston nje ndarje e perkryer, por keto tri principe se paku do t’ua lehtesojne proceduren.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus