Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Trendët sezonale të modës për meshkuj
11:20 AM
Trendët sezonale të modës për meshkuj
Për dallim nga moda e femrës, ku variacionet në trendët janë sezonale, ndryshimet në modën e meshkujve janë të rralla. Disa detaje "in” janë moderne dhe pas disa viteve.
Me siguri, ajo është e lidhur me faktin se burrat nuk janë aq të varur nga përcjellja e trendëve të modës, por larg prej saj se nuk i ndjekin fare. Disa vitet e fundit janë dëshmi më e mirë se burrat e kanë të rëndësishëm çfarë veshin, çfarë ere mbajnë dhe si duken. Prandaj ju propozojmë trendët e modës për vitin 2011. Nuk duhet të jeni në trend, por është mirë të jeni të drejtuar. Gjatë zgjidhjes së xhinseve është e rëndësishme që ato të përshtaten në bel, përkatësisht mos t’ju vinë të ngushta apo mos t’ju vijnë të gjera. Tjetra është gjatësia, që më herët nuk mundej të gjendet, por tani nuk është problem. Për shembull, në lartësi prej 175 centimetra përgjigjet gjatësia prej 32, fakt i mjaftueshëm që të dini cili numër i xhinseve ju përshtatet. Dhe për në fund, duhet t’i provoni!

Bluza, këmisha dhe kostume kur bëhet fjalë për pjesën e lartë të veshjes, përkatësisht këmisha, bluza, gjithçka është pothuajse njëjtë si vitin e kaluar. Përveç pamjes ushtarake, e cila kthehet në modë. Gjithçka është në motive dhe ngjyra ushtare, nga këpucët e deri te syzet këtë vit do të jetë në trend. Me siguri, kjo nuk vlen për daljen në mbrëmje, atëherë do t’ju duhet gardërobë tjetër. Hit absolut këtë verë janë ngjyrat e çelura, diçka që duhet ta provoni. Kombinoni këto, xhinse të thjeshta dhe këpucë sportive, atlete ose sandale. Gjatë zgjedhjes së këmishëve mos u mbani tek e bardha. Duke marrë parasysh se këtë verë do të jenë në modë këmisha moderne të errëta, zgjidhni një këmishë që do t’ju përshtatet me këpucët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus