Kryesore » 2012 » Gusht » 9 » Zënkat e çifteve në pushime
10:17 PM
Zënkat e çifteve në pushime
Ndonëse pushimet janë periudha më e shumëpritur e vitit, për shumë çifte ato mund të shndërrohen në një makth të vërtetë të një kalvari debatesh pa fund. Sipas një sondazhi të kryer në Europë, shumica e çifteve kanë përjetuar të paktën një zënkë gjatë pushimeve të kaluara së bashku.Midis të anketuarve, 79% pranuan se kishin pasur të paktën një zënkë, 62% se kishin kaluar të paktën një ditë të mërzitur apo të veçuar dhe në 6% të rasteve, ishte arritur deri në largimin nga dhoma të një partneri.Arsyeja kryesore e debateve është xhelozia, për shikimin e një vajze me bikini apo një djali tërheqës, ndjekur nga interesat e ndryshëm e deri tek mënyra e administrimit të parave.

Këto janë dhjetë arsyet më të shpeshta të zënkave gjatë pushimeve:

1. Një nga partnerët sheh dikë tërheqës në plazh.
2. Mashkulli dëshiron të kryejë marrëdhënie, ndërsa partnerja të shijojë ditën.
3. Mosmarrëveshje për çfarë dhe ku do të hahet.
4. Tejkalimi i masës së alkoolit.
5. Mosorientimi me hartat dhe me një mjedis të huaj.
6. Bërja e valixheve (koha dhe sasia e gjërave të vendosura në të).
7. Femra që vonohet shumë për t’u bërë gati për darkë.
8. Shpenzimi i tepruar i parave.
9. Orari i udhëtimit për në aeroport.
10. Monedha dhe vlera e këmbimit në vendet e huaja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus