Kryesore » 2012 » Maj » 2 » 10 keshilla te sinqeritetit ne cift
1:38 PM
10 keshilla te sinqeritetit ne cift
Cili eshte qellimi i bashkejeteses, nese nuk ka besnikeri dhe sinqeritet? Besnikeria dhe sinqeriteti jane themeli i seciles marredhenie te shendoshe, por, sipas eksperteve, per nje gje te tille ekzistojne edhe disa rregulla.
Zbulimi i se vertetes nganjehere di te jete i dhimbshem dhe eshte e veshtire te pergatitemi per nje gje te tille.Por, ne fund te fundit, besnikeria dhe sinqeriteti jane gjithcka qe kerkohen ne martese, si dhe ne secilen lidhje. Per kete arsye, ekspertet kane theksuar dhjete keshilla, te cilave do te duhej t’i permbaheshit, nese nuk deshironi ta komplikoni situaten.

1- Mos parashtroni pyetje nese nuk jeni te gatshem ta degjoni pergjigjen e sinqerte, madje as atehere kur ndjenjat tuaja do te lendohen, ngaqe e verteta shpesh dhemb.

2- Mos u zemeroni per arsyen se partneri juaj apo partnerja ne menyre te sakte i eshte pergjigjur se kaluares, pjese e se ciles ju nuk jeni.

3- Pritni aq respekt, sa edhe ju vete jeni ne gjendje te ofroni.

4- Nese partneri apo partnerja juaj jane ne gjendje t’i zbulojne disa te dhena nga jeta e tyre, degjojini me kujdes ne vend qe te mendoni rreth asaj se si ju do t’i ndryshoni disa gjera. Disa persona thjesht as nuk tentojne per te ndryshuar dicka.

5- Mos jepni pergjigje te ngutshme, e po ashtu as mos prisni pergjigje, te cilat do te deshironit t’i degjoni.

6- Duhet te keni kujdes te shtuar me pyetjet dhe pergjigjet. Mos jini ‘brutal’, e po ashtu duhet te jeni kristal te qarte, ne menyre qe ta shmangni dykuptimesine.

7- Mos flisni ate qe nuk eshte, por qe do te deshironit qe i dashuri juaj apo e dashura juaj do te deshironte te degjonte. Shume cifte ne lidhje apo ne martese kane frike nga reagimi i tjetrit, por kjo nuk eshte arsye qe te krijoni nje fotografi te genjeshtershme.

8- Mos e fshihni te verteten. Ne te ardhmen mund te pendoheni, madje shume seriozisht.

9- Te bini ne kurthin e ‘versionit te gabueshem te se vertetes’ mund te shkaktoje probleme te medha. Pra, e verteta eshte e vertete dhe nuk ekziston asgje tjeter ne mes.

10- Nese ekziston dicka per te cilen ne menyre te hapur do te bisedonit, le te jene te qarta motivet tuaja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus