Kryesore » 2012 » Prill » 11 » 17% e fëmijëve nën 5vjeç dhe 19% e grave paraqesin anemi
5:05 PM
17% e fëmijëve nën 5vjeç dhe 19% e grave paraqesin anemi
Rreth 17 % e fëmijëve nën 5 vjeç dhe 19 % e grave paraqesin anemi nga mungesa e hekurit të shkallëve të ndryshme. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, problemet me aneminë janë më të ndjeshme në zonat rurale dhe ato malore. Shkak për këtë, sipas mjekëve, është ushqyerja jo e duhur me ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese dhe minerale e vitamina si hekur, folate, etj.Një numër evidencash mjekësore e lidhin aneminë tek fëmijët me defiçite të produktivitetit të ardhshëm si të rritur. Raportet e ndryshme mjekësore lidhin aneminë edhe me aftësinë e fëmijëve për të përfituar nga mundësitë e arsimimit.

Sipas të dhënave shëndetësore, aktualisht më pak se një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes. Si rrjedhojë e kësaj situate ishte domosdoshmëri hartimi i këtij plani strategjik që parashikon një komunikim intensiv rreth ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve në Shqipëri, duke synuar ndryshimin e qëndrueshëm të sjelljes së njerëzve dhe jo thjesht informimin e tyre.

Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, në partneritet me Kombet e Bashkuara, dhe një financim nga fondi spanjoll i Arritjes së Objektivave për Zhvillimin e Mijëvjeçarit për Fëmijët, Ushqyerjen dhe Sigurinë e Ushqimit, kanë ndërmarrë një program komunikimi mbi "Mënyrat e Reja dhe më të Mira të Ushqyerjes së Foshnjës dhe Fëmijës”, që pritet të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm të praktikave të ushqyerjes së fëmijëve dhe reduktimin e kequshqyerjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus